Kryesocialisti Edi Rama komentoi nga Gjirokastra edhe njëherë sondazhin që tregonte se gjysma e shqiptarëve mendonin se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Rama nuk kurseu as ironinë për konsulentin amerikan të Berishës, Chris LaCivita teksa tha se "magjistari" kishte kandidat në SHBA, po këtu kë ka.
“Shikoja mbrëmë në Youtube, se ka pajtuar një TV atë që bënte sondazhet e Trump dhe isha kurioz se është një nga sondazhistët e famshëm të Amerikës, isha kurioz se ca ka anketuar për Shqipërinë. Këta kanë vajtur e paguar lekët e dynjasë për atë Latifin. E keni dëgjuar që thonë magjistarin, Latifi kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka? Çfarë të shikosh atje, kishte bërë anketimin, ne bëjmë anketime çdo muaj dhe e dimë se çfarë mendon populli dhe thoshte atë që dhe ne pak e shumë kemi. Gjysma e popullit shqiptar mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Këta, aty në kënetë, jepnin të tërat shpjegimet e mundshme, përveç njërit, që mos vallë këtu e kemi gabim ne dhe disa gjëra vërtet janë bërë. Njëri tha se kjo tregon se populli shqiptar është i sëmurë, pra populli i sëmurë se pse nuk mendon si këta. Dhe më pas më hidhen mua se gjysma e burrave janë çyryk. Unë e them si metaforë, nuk është raport klinik. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetën politikisht je autik. Nuk je mirë. Një çyryk fare tha Edi Rama i thotë shkoni në google dhe shikoni fotot e mia në google se i josh me trup. Mund të gjejnë cdo arsye që nuk bën sens, përvec njërës, more si erdhi kjo Shqipëri në derën e BE. Se mirë unë këtu i paskam blerë, trembur, populli qenka i sëmurë, autokraci...”, tha Rama.
Më tej, Rama vijoi:
“Po si u çmend gjithë bota, BE, Banka e investimeve, u sëmur KE, që thonë na kanë vënë të parët në rajon për menaxhimin e financave dhe prokurimin publik, vetëm këta që mbështesin bufin e kënetës janë në rregull. Këta që duan ta kthejnë Shqipërinë në hon. Shko nga një ekran te tjetri, vetëm nga këta, ke janë pushtet më vete pikërisht se këtu ka demokraci dhe jo autokraci.”
Lajmi kryesor:
Rama nga Gjirokastra: Ballëlartë për reformën në drejtësi! Këneta mendon se do marrë pushtetin me ‘duart’ e Dumanit! Në Qershor nis zbatimi i njohjes së pensioneve me Italinë
Xh.D/ReportTv.al
