Nuk kanë munguar ironitë mes nënkryetarit të komisionit hetimor për TIMS Toni Gogu me kryetarin Ervin Salianji, ndërsa po debatonin për votimin e kërkesës së ministrit të Brendshëm Taulant Balla për mbledhje me dyer të mbyllura.
Debatet:
Gogu: Zoti kryetar, keni nevojë për këshillim juridik në rolin e kryetarit të këtij komisioni sepse e keni zbythur këtë komision që në fillim. E premtuat në fillim spektaklin
Salianji: Do ta shihni, unë i mbaj premtimet.
Gogu: Po bën sjelljen e diversantit, po gënjen kur thua që PS ka njoftuar që nuk do zhvillohet mbledhja, ndërkohë që duhet të lexosh kërkesën e ministrit të Brendshëm. Urgjentisht hidh në votim kërkesën e institucioneve shtetërore. Thërriti ministrin, sepse e kujton këtë komision që është ky.
Salianji: Mos thuaj ky, se të vjen një fjalë e keqe. Mos e përdor sikur je në rrugë, por thuaj zoti kryetar, ose zoti Salianji.
Gogu: Ato fjalë i përkasin kulturës tuaj! Është në nder të këtij komisioni që kërkesat e autoriteteve shtetërore kërkojnë hetim me dyer të mbyllura, të mbyllë gojën dhe të hapë veshët që të mund të flasë me vendim përfundimtar. Jam i indinjuar që po shkelet ligji. Këtu i bëtë kërkesat e paligjshme, si do lexojë serverin ky, kur nuk lexon ligjin ky. Do bëhet oficer i policisë gjyqësore ky. Të mbyllë urgjentisht dyert dhe të fillojë nga hetimi. Cdo sekondë që kalon tregon se ky nuk do hetim.
Salianji: Nuk emocionohet nga këto që thua ti.
Lajmi kryesor:
Komisioni hetimor ‘TIMS’! Balla dhe Muça dëshmojnë me dyer të mbyllura! Rrumbullaku: Pati ndërhyrje të paautorizuar në sistemi
B.K/ReportTv.al