Kronikë

Një kamper i vjedhur në gjermani gjendet në Sarandë, policia nis hetimet ndaj pronarit të servisit! Shoqërohet edhe pronari italian

28 Shtator 2022, 16:28| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 16:35

  • Share

Një pronar servisi në Sarandë është vënë nën hetim ditën e sotme pasi në servisin e tij është gjetur një kampervan, i cili më parë ishte vjedhur në Gjermani. Policia ka njoftuar se po procedohet penalisht B. Muho, 37 vjeç.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar automjetin e markës “Fiat”, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Ndërkohë që burime për Report Tv kanë bërë me dije se vetë pronari i servisit Muho është shprehur për autoritete se në fakt kampervani është lënë aty nga një i moshuar italian, për t’i bërë shërbimet. Ndërkohë që është ndaluar edhe shtetesi italian. 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?