Policët i dorëzojnë turistit portofolin

FOTO/ E kishte humbur në afërsi të hotelit, policët gjejnë dhe i dorëzojnë turistit portofolin në Sarandë

6 Gusht 2023, 14:44| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 15:08

  • Share

Disa punonjës policie i kanë ardhur në ndihmë një turisti të huaj në Sarandë, i cili kishte humbur në afërsi të hotelit ku ishte akomoduar, portofolin me dokumente dhe para.

Gjatë patrullimit pranë bregdetit të Himarës, efektivët e “Shqiponjës”, kanë gjetur në tokë në afërsi të një hoteli, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe një pasaportë të shtetit të Kuvajtit.

Sakaq, policët e kanë dorëzuar portofolin në komisariat dhe pas verifikimeve të personelit të hotelit në afërsi të të cilit u gjet portofoli, rezultoi se pasaporta që u gjet në këtë portofol i përkiste një turisti nga Kuvajti që ishte akomoduar në këtë hotel, i cili është paraqitur për të marrë portofolin e tij.

Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin dhe korrektësinë e treguar. 

Gjithashtu, raportohet edhe për dy raste të tjera të gjetjes së sendeve të humbura të pushuesve, të cilat janë dorëzuar tek pronarët e tyre.

Në Himarë, uniformat blu i kanë dorëzuar një tjetër turisti të huaj, portofolin që ai kishte humbur në një rrugë në Himarë.

Portofoli i turistit të moshuar holandez ishte gjetur dhe ishte dorëzuar në Komisariat, nga një banor i Himarës. Turisti nga Holanda, pasi ka marrë portofolin, në Komisariatin e Policisë Himarë, ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe qytetarin, për gjestin e tyre.       

Ndërsa në Vlorë, një tjetër shtetasi të huaj, i është kthyer portofoli me një shumë parash dhe karta banke, të cilat i kishte humbur ditën e sotme.

Portofoli është gjetur në afërsi të një lokali, nga një pushues, ia cili ia ka dorëzuar punonjësve të Policisë që po patrullonin në zonë. Shtetasi i huaj falënderoi shtetasin që i gjeti portofolin dhe punonjësit e Policisë, për gjestin e tyre.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?