Kronikë

E kishte kthyer lokalin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohet administratorja dhe një 39-vjeçare (EMRI)

16 Mars, 13:46| Përditesimi: 16 Mars, 14:02

  • Share

Një administratore e një lokali në Vlorë është vendosur në prangat e policisë pasi shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës një 39-vjeçare, e cila po ashtu është arrestuar.

41-vjeçarja është identifikuar si Entela Kamberaj.

"Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetaset:

Entela Kamberaj, 41 vjeçe dhe E. Ç., 39 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë. Nga hetimet rezultoi se shtetasja Entela Kamberaj shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës shtetasen E. Ç., me klientë të ndryshëm që frekuentonin lokalin që 41-vjeçarja administronte, në qytetin e Vlorës", informoi sot policia.

Gjatë kontrollit fizik të Entela Kamberaj blutë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe një dozë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Operacioni u kodua “MIDNIGHT”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?