E kishte kthyer shtëpinë në bazë armatimi dhe droge, 'Befasia' kap të riun vlonjat

26 Gusht 2020, 10:16| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 10:19

  • Share

TIRANE-Një person është arrestuar në Vlorë, pasi gjatë një operacioni i janë sekuestruar drogë, armë zjarri dhe municion luftarak. I prangosuri në kuadër të operacionit të “Befasia” është Andrea Dhiamandi 26 vjeç, banues në lagjen "Hajro Çakerri" në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?