Një 29-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Vlorës pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.
Policia ka prangosur Arbër Hallunin, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj dhe kontrollit fizik në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje.
Po ashtu policia sekuestroi edhe 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj, një automjet dhe një aparat celular. 29-vjeçari shpërndante drogë në të afërsi të shkollës në fshatin Gjashtë dhe në qytetin e Sarandës.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".