Ardon Jashari

Sport

Ardon Jashari pëson dëmtim të rëndë në stërvitje, Milan ka frikë se mund të ketë një fibulë të thyer

28 Gusht, 14:09| Përditesimi: 28 Gusht, 15:40

  • Share

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar dëmtimin e Ardon Jasharit. I afruar vetëm pak javë më parë te kuqezinjtë pas një telenovele të gjatë vere, mesfushori shqiptar u lëndua pas një përplasje me Gimenez.

"Ardon Jashari? Ai është një lojtar i fortë dhe premtues. Fatkeqësisht, ai u lëndua këtë mëngjes pas një përplasjeje me Gimenez dhe nuk do të jetë i disponueshëm kundër Leçes. Mendoj se është një mesfushor mbrojtës, ose mund të luajë në një mesfushë me dy lojtarë", tha Max.

Sipas raporteve fillestare, dëmtimi mund të mos jetë aq i vogël. Lojtari shqiptar mori një goditje të rëndë në fibulë (kocka e pulpës) dhe ka frikë se ai mund të ketë pësuar një frakturë që mund ta mbajë jashtë loje për të paktën disa muaj.

Lecce dhe Milan luajnë nesër në orën 20:45 për raundin e dytë të Serie A. Kuqezinjtë duhet të reagojnë në udhëtim, pasi e nisën sezonin me humbjen 1-2 kundër Cremoneses në shtëpi.


Lajmi kryesor:

Max Allegri: S'e kam kërkuar kurrë Dusan Vlahovic te Milani, as me Rabiot nuk kam folur


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?