Dëmtimi i Jamal Musiala

Sport

E konfirmon Bayern Munich, Jamal Musiala pëson dëmtim të rëndë! Do t’i nënshtrohet operacionit (VIDEO)

7 Korrik, 09:49| Përditesimi: 7 Korrik, 12:49

  • Share

Bayern Munich ka marrë një goditje të rëndë në prag të nisjes së fazës përgatitore për sezonin e ri. Klubi bavarez ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim serioz dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Fantazisti gjerman, i cili sapo ishte rikthyer nga një dëmtim në kofshë, u lëndua sërish gjatë ndeshjes ndaj PSG-së në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve. Sipas testimeve mjekësore të kryera pas ndeshjes, Musiala ka pësuar një frakturë në fibulë dhe një zhvendosje në kyçin e këmbës së majtë.

Bayerni përmes një deklarate zyrtare ka bërë të ditur se lojtari do të operohet në ditët në vijim. Ndërkohë, nuk janë dhënë afate zyrtare për rikuperimin, por duke parë shkallën e dëmtimit, është e mundur që sezoni i ri të nisë pa 21-vjeçarin në dispozicion.

Një tjetër pengesë e rëndë për Musialën, i cili ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm të Bayernit në sezonet e fundit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?