Etnik Brruti është risia e Kombëtares. Në prag të ndeshjeve kundër Anglisë (21 mars) dhe Andorrës (24 mars) të vlefshme për kualifkueset e Botërorit 2026, trajneri Sylvinho tha se përse e ftoi mesfushorin e Malishevës dhe kapitenin e Kosovës U-21.
"Debati për Brrutin krijon tension dhe presion për lojtarin? Unë jam trajneri i parë i kombëtares shqiptare, por punojmë së bashku me të gjithë përgjegjësit (Doriva, Zabaleta, Bulku, Bushi, Pea) për vlerat teknike të lojtarëve.
Sa i përket Brrutit, ai është një lojtar mëngjarash, që ne e ndjekim prej kohësh, pasi Muçolli është dëmtuar. Kemi shumë lojtarë në të djathtë, por më pak në të majtë. Brruti është një mëngjarash, që vlerësuan se meriton të vijë te ne.
Jam i bindur që mund të lërë shenjë. Është një lojtar që ka cilësi. Eksperienca tregon që futbollistët duhet të bashkëjetojnë me presionin. Ai ka mbështetjen tonë në kombëtare për të punuar me qetësi dhe të marrë kohën e tij", tha Sylvinho.
Pasi lojtari u zyrtarizua te Kombëtarja, reagoi edhe FC Malisheva, që thotë se shqiptarët kanë vetëm një komb e një atdhe.
"Etnik Brruti i ftuar në Kombëtaren “A” të Shqipërisë! Me krenari njoftojmë se lojtari jonë, Etnik Brruti, është ftuar nga Kombëtarja “A” e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të “FIFA Ëorld Cup 2026 – European Qualifier”!
Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për Etnikun, por edhe për klubin tonë. Si kosovar, Etniku ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat kuq e zi, duke treguar se “shqiptarët kanë vetëm një atdhe, vetëm një komb”.
Shqipëria është si shpirti dhe sporti është ura që na bashkon, duke forcuar shpirtin kombëtar dhe krenarinë tonë të përbashkët. Urime, Etnik! Jemi krenarë për ty dhe të urojmë suksese me fanellën Kuq e Zi", thotë klubi nga Kosova.
Kujtojmë se me daljen e lajmit se Brruti braktisi Kosovën U-21 dhe u bashkua me Shqipërinë, nga ana tjetër e kufirit të shumta ishin kritikat për djaloshin 21-vjeçar.
Komente
