Ana Nako, kandidatja e Partisë Socialiste për Fierin ka ndarë një moment, tek ishte e ftuar në podkastin e Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme. Nako ka thënë se e ka marrë vesh që do të jetë deputete nga televizori. Nga ana tjetër ajo tregon për telefonatën e të shoqit, i cili e kishte marrë i habitur duke e pyetur se a ishte ajo që po kandidonte në në listën rozë të Fierit.
Rama: Sinqerisht e prisje që do ishe në listën e Qarkut të Fierit?
Ana Nako: Në fakt nuk e prisja në të hapur, jo më të prisja në listën e mbyllur. Isha skeptike dhe nuk e prisja fare. E kam dëgjuar nga televizori, sa që im shoq është oficer dhe atë natë ishte me shërbim dhe më merr në telefon dhe më thotë: ‘Ana për ty bëhet fjalë’. I thashë ‘meqë drejtoresha e Divjakës jam unë, kjo unë jam, unë duhet të jem.
Lajmi kryesor:
Rama 10 orë podcast maratonë, prezanton ekipin ‘PS 2030’: Kush do pasaportën e BE, më 11 maj të na japë mandatin më të fortë se asnjëherë! I dua rebelët, por brenda nesh
A.Q/SI.E./ReportTv.al