E morën peng taksistin dhe e 'ngopën' me birra e kokainë! Akuza apelon vendimin e lirimit për autorët

10 Shtator 2019, 20:30| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 20:38

  • Share

Megjithëse gjykata e Elbasanit vendosi të mos mbyllë në burg por të izolojë në “arrest shtëpie” Thanas Bekon dhe shokun e tij Erist Selami, të cilët akuzohen për pengmarje e taksistit Andi Vyshka dhe vjedhjen e 2 mijë eurove që ai kishte me vete, mësohet se prokuroria do apelojë vendimin e gjykatës. Karkesa e Apelimit pritet të realizohet gjatë këtyre ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, ku për Thanas Beko dhe Erist Selamin, do kërkohet masa e arrestit në burg. Njëherësh kërkesë apelimi do kryhet edhe për dy kamarierët e lokalit ku ndodhi pengmarja dhe keqtrajtimi, i Ervis Islami dhe Eldoralto Gjeli, pasi ata kanë prishur provat në vendgjarje dhe kanë gënjyer gjatë dhënies së dëshmisë.

Duke ju referuar vendimit të gjykartës së Elbasanit “Shqiptarja.com” mëson se ngjarja ka ndodhur në datën 5 shtator 2019, ku Andi Vyshka kërkonte ndihmën e policisë në fshatin Katund i Ri, Elbasan, te Karburant “Krasniqi”, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Në dëshminë e tij Vyshka ka rëfyer se më datën 4 shtator 2019 rreth orës 19:00 një kliente që quhet Majlinda Gjeli, i kërkon ta çojë në vendin e quajtur Kusarth ku ajo punonte. U nis me atë dhe në rrugën e Meturgjisë ajo i thotë që qëndro të të qeras me një kafe te karburant “Krasniqi”. U ulëm te bari të dy. Dhe ajo porositi 2 birra. Kallëzuesi nuk pranoi të pinte birrë pasi nuk pi kur është në punë dhe porositi një kafe. Ai piu kafe kurse ajo pasi piu 2 birra porositi edhe birra të tjera. Faturën e pagoi ajo dhe në dijeninë e tij fatura shkoi rreth 2000 lekë të rinj. Pasi piu birrat Majlinda u nisën që të largoheshim të dy me makinë. Kur u fut në makinë konstatoi se i mungonte celulari pasi e kishte lënë në karikim, dikush e kishte marrë pasi e kishte lënë hapur makinën. U kthye të pyeste te lokali kurse Majlinda u nis në këmbë drejt punës së saj,pasi ishte afër nga aty. Te lokali ndodheshin Thanas Beko dhe Erist Skilja dhe 2 kamerierët e lokalit karburant “Krasniqi” dhe punëtori i karburantit. I drejtohet, pyet Thanasin se ku është telefoni i tij, pasi ai është si përgjegjës aty. Ai i thotë që e ka ai telefonin dhe ia jep telefonin dhe i thotë që ke 30 mijë lek të vjetra për të paguar nga porositë me klienten. Por Vyshka i thotë që do ti paguaj nëse nuk i ka paguar klientja e tij, Majlinda. Thërret kamerierin dhe nxjerr kuletën për të paguar. Në këtë moment Thanasi dhe Eristi i marrin me forcë kuletën, e gjuajnë me grushta në fytyrë, me shkelma, me sende të forta që kishin në dorë, i grisin bluzën dhe i grisin xhepat e pantallonave. I marrin përsëri telefonin dhe i thanë të dy “...ti nuk do të lëvizësh më nga këtu dhe do të pish me ne...”-i kanë thënë dy personat e mësipër.

Beko dhe Skilja porositën birra për vete dhe i jepnin Andi Vyshkës me zor të pinte birra. E mbanin me zor, kundër vullnetit të tij dhe ndenjën në kat të parë te lokali duke pirë birra me zor, rreth një orë, pastaj e hipën në kat të dytë me forcë duke e sharë dhe kërcënuar që do ta vrisnin, do ta zhduknin po të lajmëronte policinë dhe i morën dhe telefonin. Në katin e dytë ai ka qëndruar deri në orën 02”30 të natës së bashku me Thanas Bekon dhe Erist Skilja, të cilët e mbajtën peng për ta grabitur. Ata pinë drogë, kokainë nëpërmjet hundës si dhe i dhanë edhe Vyshkës me zor, me dhunë, duke e gjuajtur me grusht të dy në fytyrë duke e kërcënuar, kërcënuar që të pinte drogë me zor. Ata ia futën me zor, me dhunë në gojë dhe hundë drogën si dhe vazhdonin ti jepnin alkool dhë vazhdimisht e gjuanin me grushta e shkelma. Ata ia grisën bluzën, i grisën pantallonat, e kanë bërë me shenja në fytyrë, ka dëmtim në brinjë dhe te këmbët si e te nofullat.

Thanasi ia shqeu bluzën dhe i veshi një bluzë tjetër ngjyrë blu të cilën e ka të veshur aktualisht. Ai fillimisht kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtëra, ngjyrë si kafe e celët me shkronja përpara. Ai sqaron se e kanë keqtrajtuar dhe dhunuar për shumë orë me qëllim për ta grabitur pasi ai nuk ka patur më parë probleme me këta persona. Në orën 02:30 ata e liruan, i dhanë telefonin si dhe kuletën bosh pa lekë duke i thënë “...ik në shtëpi dhe mos guxo të lajmërosh në polici...”. Ai sqaron se kishte me vete një shumë prej 1900 euro dhe rreth 10 000 lekë të rinj. Eurot ishin prerje 50 –she një prerje 200 dhe një prerje 100. Me lekët që kishte me vete do të paguante shkollën e vajzës e cila studion në Universitetin Europian të Tiranës. U krye kqyrja fizike e kallëzuesit ku konstatohet pranë xhepit të majtë të xhinseve një shqyerje e tyre në mënyrë vertikale si dhe në pjesën e fytyrës, poshtë syrit të djathtë dhe të majtë fryrje, hematomë. 

Komento

Komente

  • A.n.: 10/09/2019 23:11

    Nuk mund te fyesh te zotin e shpise kur te ofron per te pire (birra) e per te ngrene (droge) duke mos i pranuar sepse te hash dru e ke pak sepse edhe ligji nuk te mbron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?