E pazakonte në Sarandë, majmuni rreh me shpulla punonjësin e bashkisë (VIDEO)

14 Korrik 2022, 16:56| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 17:13

  • Share

SARANDË- Mëngjesin e sotëm një telefonatë ka alarmuar punonjësit e Policisë Bashkiake Sarandë dhe stafin e bashkisë. Telefonuesi raportonte se në zonën e Fushës së Patates kishte parë një ari.

Menjëherë policët bashkiakë dhe stafi i bashkisë kanë organizuar operacionin për neutralizimin e ariut. Por, pasi kanë mbërritur në zonën e Fushës së Patates, kanë vënë re se nuk kishin të bënin me një ari, por me një majmun.

Të lehtësuar nga kjo, punonjësit e bashkisë janë afruar për të kapur majmunin, por janë përballur me një situatë të pakëndshme, pasi majmuni i kapur me shpulla punonjësit e bashkisë, disa prej të cilëve kanë marrë edhe gërvishtje në fytyrë.

Duke u ndodhur në këtë situatë, punonjësit e bashkisë janë larguar me vrap. Majmuni është blerë nga një biznesmen në Sarandë, i cili e mban në shtëpinë e tij.

1657811606_page.jpg

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/07/2022 23:59

    Mund te duket per te qeshur,por majmunet jane shume te rrezikshem,jo vetem per semundjet qe mund te mbartin,por dhe per forcen dhe agresivitetin e tyre.Ky i sotmi vertet vetem i gervishti dhe i qelloi,por shume lehte mund t'ju kishte keputur ndonje gisht me dhembe.Para disa vitesh ne U.S. ndodhi nje ngjarje shume e rende.Nje grua qe kishte vajtur per vizite te nje shoqja e saj,u sulmua nga shimpazeja qe mbante kjo e fundit si /pet/.Rezultati=dy krahe te amputuar nga majmuni dhe verbim i plote dhe demtim i rende i fytyres,sepse i sulmoi dhe fytyren dhe syte.Ky i sotmi vertet eshte nga racat me madhesi mesatare,por nuk eshte me pak i rrezikshem.Ne shume shtete ne U.S.A. eshte e ndaluar te mbash si /pet/ majmune,pavaresisht nga madhesia.

    Përgjigju
  • ZDF: 14/07/2022 18:58

    Kte që duhet me bo poplli e bo majmuni. Duhet me u mobilizu pak

    Përgjigju
    • anna: 15/07/2022 09:26

      Jemi mobilizuar per te sjell ne pushtet ujkun e vjeter njehere majmuni te rrije urte.

    • Anisa: 14/07/2022 22:51

      TE LUMTE GOJA PO POPULLI RRI FRYN SYT.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?