Nga një përballje mes Shqipërisë dhe Kosovës

E planifikuar për në nëntor, dështon vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës

19 Tetor 2022, 12:49| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 12:53

  • Share

Kombëtarja e Shqipërisë dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll pritej të luanin në nëntor një duel miqësor. Diçka e tillë nuk do ndodhë, pasi në 19 nëntor kuqezinjtë do luajnë një test miqësor me Armeninë në "Air Albania". Vetëm tre ditë pas miqësores me Italinë po në Tiranë, Shqipëria ka gjetur kundërshtarin e radhës.

Kësisoj vëllazërorja mes shqiptarëve nuk do zhvillohet këtë periudhë. Arsyeja duket se ka të bëjë me anën logjistike dhe kostot e larta për organizimin e ndeshjes. Miqësorja u përfol se do luhej në një shtet evropian (mundësisht Zvicra) aty ku jetojnë dhe punojnë shumë bashkëkombas.

Me datët që ishte e lirë dhe akordin e munguar, kuqezinjtë gjetën një tjetër kundërshtar. Kujtojmë se ndeshja me Armeninë do jetë miqësorja e tretë për Shqipërinë. Djemtë e Rejas luajnë në 26 tetor me Arabinë Saudite në Abu Dhabi, ndërsa në Tiranë presin kombëtaren e Italisë në 16 nëntor.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?