Sociale

E premtja e zezë/ Edhe në Lezhë besimtarët katolikë kremtuan Udhën e Kryqit’, u përkujtua kalvari i vuajtjeve të Jezu Krishtit

19 Prill, 09:16| Përditesimi: 19 Prill, 09:46

  • Share

Besimtarë katolik në Lezhë kremtuan të premten e zezë, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit” një ditë më parë.

Ritualit fetar ju bashkuan dhjetra qytetarë -të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik u nisën nga sheshi “Gjergj Kastrioti” dhe marshuan deri në kalanë e qytetit, duke kujtuar në këtë mënyrë mundimet e Jezu Krishtit.

“E premtja e madhe është dita më e rëndësishne e javës së Pashkëve dhe mesazhi që na jep Jezu Krishti është që të jetojmë në paqe dhe ta duam njëri-tjetrin”, u shpreh Ipeshkvi i Dioqezes së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale.

 “Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtaret bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?