Besimtarë katolik në Lezhë kremtuan të premten e zezë, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit” një ditë më parë.
Ritualit fetar ju bashkuan dhjetra qytetarë -të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik u nisën nga sheshi “Gjergj Kastrioti” dhe marshuan deri në kalanë e qytetit, duke kujtuar në këtë mënyrë mundimet e Jezu Krishtit.
“E premtja e madhe është dita më e rëndësishne e javës së Pashkëve dhe mesazhi që na jep Jezu Krishti është që të jetojmë në paqe dhe ta duam njëri-tjetrin”, u shpreh Ipeshkvi i Dioqezes së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale.
“Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtaret bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë.
Komente
