Një moment tensioni u shënua nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur gazetari Peter Alexander e pyeti për një dhuratë luksoze nga Katari, një avion Boeing 747-8.
Pyetja u prit me nervozizëm nga lideri amerikan, i cili nuk hezitoi ta ndërpresë gazetarin dhe ta përzinte nga salla, duke e quajtur një reporter të tmerrshëm që nuk trajtoi një çështje si gjenocidi i fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut, të cilëve ai u ka dhënë statusin e refugjatit.
“Për çfarë po flet?!” tha Trump i nervozuar. “Duhet të largohesh që këtej. Çfarë lidhje ka kjo me një avion luftarak të Katarit? Po u japin Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara një avion luftarak dhe është një gjë e shkëlqyer. Po flasim për shumë gjëra të tjera!”, i tha Trump gazetarit.
Më pas sulmoi kanalin NBC.
“Kjo është përpjekje e NBC për të devijuar temën. Je një gazetar i tmerrshëm. Nuk i ke aftësitë që duhen për të qenë gazetar, nuk je mjaftueshëm i zgjuar”, shtoi ai.
Incidenti u shënua gjatë takimit dypalësh në Zyrën Ovale me Presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa.
‘You are terrible! You are not smart enough to be a reporter.
— Benonwine (@benonwine) May 21, 2025
President Donald Trump tears into an NBC reporter during a White House press conference and it’s glorious ???✊
it’s refreshing to have a President who doesn’t care what the media thinks
pic.twitter.com/EzMk1SdNXx
Komente
