Burime nga Policia e Vlorës konfirmojnë se Mitri Prifti dyshohet se e ka plagosur Edison Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpull në publik. Ky moment është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes. Vetë Begaj ka treguar fillimisht në polici në lidhje me sherrin. Mbetet i paqartë sherri në lokal, pasi Begaj dhe Mitri kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin. Ai ishte kushëri i gruas së Begajt.
Policia gjeti prova në vendin e ngjarjes që atë ditë, në 29 maj. Në vendngjarje u gjetën materiale të bollshme dhe prova biologjike. Dyshohet se Prifti ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Begaj më para se të ndodhte sherri e ka ndihmuar herë pas here Priftin për problemet që ka pasur.
Lajmi kryesor: