E reja me tumor vdiq pas operacionit te spitali ‘Amerikan’, në hetim 2 mjekë e anestezisti! Sekuestrohet kartela klinike

1 Shkurt, 12:18| Përditesimi: 1 Shkurt, 19:38

  • Share

Tirane- Zbulohen detaje të reja nga hetimet në lidhje me vdekjen e 28-vjeçares në spitalin "Amerikan 2" në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 3 mjekë të spitalit, përfshirë 2 që kanë kryer ndërhyrjen dhe 1 anestezist, në akuzë për "neglizhencë në trajtim mjekësor", e cila është kundërvajtje penale dhe në kushte të tilla nuk përfshinë masë sigurie "arrest në burg" në fazë fillestare të hetimeve.

Irida Hasalla humbi jetën më 30 janar 2024, një ditë pas ndërhyrjes estetike për heqjen e dhjamit në spitalin Amerikan 2. 

E reja prej 2 vitesh ishte diagnostifikuar me tumor në mitër dhe kurohej në Belgjikë, trajtime që siç familjarët na tregojnë, kanë kushtuar deri në 200 mijë euro. Operacionin estetik e kreu tek spitali amerikan 2 më 29 janar ndërsa humbi jetën një ditë më pas, më 30 janar.

I vëllai Arenc Hasalla bëri denoncim për mjekim të pakujdesshëm pasi edhe pse ishin në dijeni se ajo kurohej me kancer dhe i kishin paraqur të gjitha analizat bluzat e Bardha të spitalit “Amerikan” i kishin garantuar siguri për jetën edhe pse sëmundja për të cilën kurohej nuk lejonte as ndërhyrjen më të vogël. 

Grupi hetimor ka sekuestruar kartelat klinike të spitalit, dokumente hyrje-dalje si dhe dosjen mjekësore që vërteton se 28 vjeçarja po mjekohej nga kanceri në mitër. Shoqja e Irida Hasallës deklaroi se Irida kishte pësuar trombozë dhe se i kishte bërë çudi që pas operacionit kishin këmbëngulur t’i merrnin pagesën mbi 4 mijë euro, afër mesnatës

Ora 12:31
Vdiq pas operacionit në spitalin Amerikan 2! Iridës i jepet lamtumira në Lushnje

Familjarët përcollën për në banesën e fundit 28 vjeçaren Irida Hasalla, e cila humbi jetën një ditë pas ndërhyrjes estetike për heqjen e dhjamit në spitalin Amerikan 2.

Ceremonia e lamturimës u organizua sot në qytetin e Lushnjes ku dhe ishte familja e saj ndërkohë që e reja kishte vite që jetonte në Belgjikë. I vëllai Arenc Hasalla bëri denoncim për mjekim të pakujdesshëm ndërkohë që pritet të dalë autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në Belgjikë, Irida Hasalla punonte në një restorant. Brenda pak ditësh priste të merrte përgjigjet e analizave që kishte kryer atje për tumorin, dhe siç familjarët na tregojnë, priste lajme të mira, të kishte përmirësim të gjendjes shëndetësore. Nga Shqipëria zgjodhi të largohet në një moment të vështirë për familjen Hasalla, pasi babai i saj ndërroi jetë nga një atak kardiak. Edhe emri i saj, Irida, kishte lidhje me një tjetër histori të trishtë. I kishin vënë emrin e motrës që kishte ndërruar jetë para se ajo të lindte.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dikush: 02/02/2024 09:46

    Me dhjetra jane historite horror nga spitali amerikan qe ne fakt nuk ka asgje te beje me Ameriken se Turqin erdhen dhe e hapen. Pyesni per njerzit qe vdesin atje dhe familjareve nuk u jepet kufoma pa paguar mijera euro. Pyesni per rastet ku spitalet e tjera nuk i japin me shprese pacientit kurse Pseudoamerikanet japin premtime bosh qe nuk mbahen dhe ju ngelen ne duart. Pyesni per qindra diagnoza te gabuara vetem e vetem qe te zhvaten njerzit.

    Përgjigju
  • Luli: 02/02/2024 09:36

    Pyes per nje mik , ky i vellai qe tani ka marre shpaten ne dore , pse e la qe te operohej ??? Bile bile e ka shoqëruar edhe ne salle edhe ne dhomën e degjences...? Kur i pa qe si dhane corape hemostatike pse nuk i kërkoi apo ishte i zene me videon???

    Përgjigju
  • halla esma: 02/02/2024 05:35

    SPITALI AMERIKAN ME EMER,,ME VEPRA ESHTE SPITAL AFRIKAN,, DIHET MBYLLUR MENJEHERE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?