Vdiq pas operacionit në spitalin Amerikan 2! Iridës i jepet lamtumira në Lushnje

1 Shkurt, 12:31| Përditesimi: 1 Shkurt, 12:59

  • Share

Familjarët përcollën për në banesën e fundit 28 vjeçaren Irida Hasalla, e cila humbi jetën një ditë pas ndërhyrjes estetike për heqjen e dhjamit në spitalin Amerikan 2.

Ceremonia e lamturimës u organizua sot në qytetin e Lushnjes ku dhe ishte familja e saj ndërkohë që e reja kishte vite që jetonte në Belgjikë. I vëllai Arenc Hasalla bëri denoncim për mjekim të pakujdesshëm ndërkohë që pritet të dalë autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në Belgjikë, Irida Hasalla punonte në një restorant. Brenda pak ditësh priste të merrte përgjigjet e analizave që kishte kryer atje për tumorin, dhe siç familjarët na tregojnë, priste lajme të mira, të kishte përmirësim të gjendjes shëndetësore. Nga Shqipëria zgjodhi të largohet në një moment të vështirë për familjen Hasalla, pasi babai i saj ndërroi jetë nga një atak kardiak. Edhe emri i saj, Irida, kishte lidhje me një tjetër histori të trishtë. I kishin vënë emrin e motrës që kishte ndërruar jetë para se ajo të lindte.


Lajmi kryesor:

E reja me tumor vdiq pas operacionit te spitali ‘Amerikan’, në hetim 2 mjekë e anestezisti! Sekuestrohet kartela klinike


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?