E reja vdiq në aksidentin tragjik në Durrës, pedagogia: Ta morën jetën teksa ktheheshe nga puna! Ndriçoje në grup e në fakultet

21 Qershor 2023, 23:13
  • Share

E reja 22 vjeçare e cila fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte nga plagët që i shkaktoi përplasja e makinës, ishte studente në universitetin e Durrësit.

Nga Tropoja, Erisa Aliaj përveç studimeve ishte edhe e punësuar dhe në momentin kur u përplas nga makina po kthehej nga puna. Për ngjarjen e rëndë ka shkruar edhe Eva Allushi, njëra prej pegadogeve të së resë, e cila shpreh dhimbjen dhe revoltën për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së saj.

Postimi i plotë nga pedagogia e universitetit të Durrësit:

Erisa po pse ike kaq shpejt moj zemer?! Po ti ishe si drite. Ndricoje ne grup e ne fakultet. Nuk e dije ti qe jeta ne kete vend nuk vlen fare?! Nuk ta kishim thene as ne, pedagoget e tu. Po ti nuk kishe kohe te merreshe me keto. Ti i kishe dale jetes tende per zot. Studioje e punoje o shpirt. E kishe zgjedhur dhe temen e diplomes per te drejtat e femijeve perballe abuzimit te medias.

Do te kishe qene nje profesioniste e zonja shume. Po nuk te lane. Nuk zgjodhe te ikje. Ta moren jeten teksa ktheheshe nga puna moj zemer. Na trondite shume te gjitheve ne, profesoreve e shokeve te tu.

Nuk desha ta lexoja ate lajm qe bente fjale per nje 22 vjecare ne Durres, po zemra e ndjeu teksa mendova per studentet e mi. Nuk e mbylle dot as diplomen e as masterin. Pate jete te shkurter, po plot dinjitet.

Te prehesh ne paqe! Ndricofsh si yll nga lart per familjen tende, miqte e shoket


Lajmi kryesor:

U përplas nga makina teksa kalonte rrugën, ndërron jetë 22 vjeçarja në Durrës


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?