E reja që humbi jetën, Elisa Aliaj

U përplas nga makina teksa kalonte rrugën, ndërron jetë 22 vjeçarja në Durrës

21 Qershor 2023, 20:45| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 23:13

  • Share

Ka ndërruar jetë sot në spital 22 vjeçarja Erisa Aliaj e cila ndodhej në gjendje të rëndë pasi u përplas nga makina mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17 në Durrës.

E reja, nga Tropoja ishte studente në Universitetin e Durrësit dhe ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga makina. Ndërkohë policia ka arrestuar 24 vjeçarin Indrit Ukra i cili drejtonte makinën që përplasi të renë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ora 23:13
E reja vdiq në aksidentin tragjik në Durrës, pedagogia: Ta morën jetën teksa ktheheshe nga puna! Ndriçoje në grup e në fakultet

E reja 22 vjeçare e cila fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte nga plagët që i shkaktoi përplasja e makinës, ishte studente në universitetin e Durrësit.

Nga Tropoja, Erisa Aliaj përveç studimeve ishte edhe e punësuar dhe në momentin kur u përplas nga makina po kthehej nga puna. Për ngjarjen e rëndë ka shkruar edhe Eva Allushi, njëra prej pegadogeve të së resë, e cila shpreh dhimbjen dhe revoltën për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së saj.

Postimi i plotë nga pedagogia e universitetit të Durrësit:

Erisa po pse ike kaq shpejt moj zemer?! Po ti ishe si drite. Ndricoje ne grup e ne fakultet. Nuk e dije ti qe jeta ne kete vend nuk vlen fare?! Nuk ta kishim thene as ne, pedagoget e tu. Po ti nuk kishe kohe te merreshe me keto. Ti i kishe dale jetes tende per zot. Studioje e punoje o shpirt. E kishe zgjedhur dhe temen e diplomes per te drejtat e femijeve perballe abuzimit te medias.

Do te kishe qene nje profesioniste e zonja shume. Po nuk te lane. Nuk zgjodhe te ikje. Ta moren jeten teksa ktheheshe nga puna moj zemer. Na trondite shume te gjitheve ne, profesoreve e shokeve te tu.

Nuk desha ta lexoja ate lajm qe bente fjale per nje 22 vjecare ne Durres, po zemra e ndjeu teksa mendova per studentet e mi. Nuk e mbylle dot as diplomen e as masterin. Pate jete te shkurter, po plot dinjitet.

Te prehesh ne paqe! Ndricofsh si yll nga lart per familjen tende, miqte e shoket

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • EDA: 22/06/2023 10:43

    Po jepini burgime te perjetshem o shtet......brenda ne qytet duke kaluar vizat e bardha e te vdesesh duke ecur ne mes te qytetit.........burg dhe hiqjani patentetn o shtet o politikane te korruptuar.....zoti ju denofte ju qe nuk beni drejtesi ne familjet e juaja

    Përgjigju
    • Faik: 22/06/2023 11:30

      Nuk ka rèndèsi fare fare fare , se ishte nè VIZAT e BARDHA apo JO !! Ai KRIMINELI e ka SHTYPUR VAJZÈN nè QYTET , dhe né QYTET SHOFERI NUK ka ASNJÉ JUSTIFIKIM !!! ZERO ZERO ZERO JUSTIFIKIM , sepse KALIMTARI ka PRIORITET ABSOLUT , sepse e para konsidetohet i VERBÈR , apo mund tè kete dal nga SPITALI PSIKIATRIK , kurse SHOFERI Ka gjithè PÈRGJEGJÉSINÈ , dhe duhet tè SHKOJ mbrapa HEKURAVE !!! VAJZA ka qenè e PAFAJSHME , edhe sikur té MOS ketè qenè tek vizat e BARDHA !!! NEVE i dimè dhe i SHIKOJMÉ çdo ditè sesi janè SHOFERÈT SHQIPTARÈ !!! ARROGANTÈ , KARAGJOZÈ , FODULLA , TÉ PADURUAR , SHTATANIKÈ tè PÉSHTIRÈ !! MALLKUAR qoftè ai qè e çoi nè VARR kètè VAJZÉ tè RE , qè NUK kishte filluar akoma JETÉN ! ???????????????????????????????????? SHUMÉ e DHIMBSHME ????????????????????????????????

  • Erik: 22/06/2023 09:28

    Ngushellime familjes, e te afermve, behuni te forte!

    Përgjigju
  • Faik: 22/06/2023 05:27

    Shoferè KRIMINELÈ dhe KANIBALÈ qè NUK ju hapin RRUGÈ KALIMTARÈVE !!! Tè PADURUAR dhe SHTATANIKÈ tè Ndyrè SHOFERÈT SHQIPTARÈ !!! NEVERI dhe URREJTJE pèr 70 % tè SHOFERÈVE SHQIPTARÈ !!!!!! NGUSHÈLLIME FAMILJARÉVE dhe VAJZA u PREHTÈ nè PAQE

    Përgjigju
  • goni: 22/06/2023 04:09

    vareni ate qe e shkeli kete vajze te bukur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?