Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Qerekës në Krujë, ku një fëmijë ka humbur jetën.
Viktima është një vajzë 4 vjeçe, e cila dyshohet se është përplasur aksidentalisht me makinë nga babai i saj në ambientet e biznesit të tij.
E mitura u dërgua në spital, ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Njoftimi i Policisë Krujë:
Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Lajmi kryesor:
Mjeti përplaset me trailerin me targa serbe në Lezhë-Shkodër, 2 të vdekur! 6 aksidente në vend, 6 viktima dhe 9 të plagosur (VIDEO)
V.GJ /SI.E./ReportTv.al