Kronikë

E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e gomones, në gjendje të rëndë te Trauma! Shoqërohet drejtuesi (EMRI)

15 Qershor, 15:36| Përditesimi: 15 Qershor, 18:15

  • Share

Gjipe-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë, ku një turist gjerman është goditur nga helika e një gomoneje. Policia e Vlorës tha se drejtuesi, Krenar Velaj 27 vjeç, ka qenë duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, ndërsa dispononte edhe dokumentacion të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:49, ndërsa turisti gjerman ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat. Për pasojë, ka pësuar prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore. Mësohet se turisti 47-vjeçar, me banim në Gjermani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Fillimisht ka qenë drejtuesi i gomones që e ka nxjerrë turistin në breg, duke lundruar me gomone përgjatë vijës bregdetare, nga vendi ku ndodhi aksidenti deri në Himarë. Në videon e raportuar nga Report Tv, duket momenti kur turisti gjerman ka marrë ndihmën nga drejtuesi i mjetit Krenar Velaj. 

Më pas ka qenë Policia Kufitare në Dhërmi që ndërhyrë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar në qendrën shëndetësore të Himarës. Tashmë turisti i plagosur është dërguar në spitalin e Traumës me helikopter për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. 

Ndërkohë, drejtuesi i gomones është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje, bashkë me disa dëshmitarë të ngjarjes.

Gjipeja është një plazh shumë i frekuentuar nga turistët e huaj, ndërsa Report Tv mësoi se në zonën ku ka ndodhur ngjarja nuk lejohet që asnje skaf ose gomone t’i afrohet bregut. Gomonia në fjalë ka qenë duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë.

“Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi Krenar Velaj, 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje”, informoi policia.

Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ora 16:46
E goditi helika e gomones në Gjipe, momenti kur mbërrin helikopteri i ushtrisë për të marrë turistin e plagosur gjerman në Himarë (FOTO)

1749998558_vlore.jpg

Në Himarë ka mbërritur helikopteri i ushtrisë për të marrë turistin 46-vjeçar gjerman që është dëmtuar rëndë nga helika e një gomoneje në Gjipe.

27-vjeçari Krenar Velaj, autori i ngjarjes, e ka transportuar vetë me gomone drejt Himarës, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. 

Më pas, policia ka thirrur helikopterin e ushtrisë, i cili, siç shihet edhe në foto, ka marrë të plagosurin për ta dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.

H.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zbrazja: 15/06/2025 17:57

    Prandaj shume turist po shkojne ne Durres Kavaje , Laléz apo Shengjin Velipoje sepse keto ngjarjet e perseritura ne Jon jane problem !

    Përgjigju
  • Turisti: 15/06/2025 16:57

    Cdo vit i njejti avaz!

    Përgjigju
  • hektor: 15/06/2025 15:42

    Kjo tregon nivelin skandaloz të sigurisë në plazhe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?