Kosova & Rajoni

E rëndë në Greqi, kamioni përplaset me dy makina, vdesin 3 shqiptarë! Një grua mbijetoi, makina shpërtheu në flakë, trupat u dogjën (EMRAT+VIDEO)

18 Gusht, 16:41| Përditesimi: 18 Gusht, 18:26

  • Share

Greqi- Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Egnatia në Greqi ditën e sotme (18 gusht), ku viktima kanë mbetur 3 shqiptarë dhe një i katërt (grua), u plagos rëndë teksa mjeti i tyre shpërtheu në flakë pas goditjes.

Viktimat, janë identifikuar si Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi (Aliraj), banues në Athinë. Kurse e plagosur ne spital dhe me plagë të rënda është Magdalena Kacaj.

Pamjet rrënqethëse të aksidentit u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale dhe media, teksa një prej mjeteve u përfshi i gjithi nga flakët, duke karbonizuar trupat e viktimave. Mësohet se ata po ktheheshin nga një gëzim familjar.

Media greke informon se aksidenti i trafikut ndodhi rreth mesditës (11:00), në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, midis Komotini dhe Xanthi, në pikën e pagesës Iasmos, kur një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, duke rezultuar në vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rëndë të 2 të tjerëve dhe më lehtë për 4 të tjerë.

Po hetohet nëse ky aksident ka qenë i qëllimshëm, pasi rrethanat e ngjarjes janë dyshuese. Mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes - duke rezultuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.

Konkretisht, sipas informacioneve, kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 shqiptarë rezidentë më Athinë, një burrë 59-vjeçar (drejtues), një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua tjetër 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina.

Mjeti tjetër i përfshirë në aksident mbante 4 të afërm të viktimave, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeç dhe dy fëmijë të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinit me lëndime të lehta.

Megjithatë, raportohet se shoferi bullgar i kamionit është plagosur rëndë. Zjarri u përhap edhe përreth Autostradës Egnatia, në zonat rurale. Menjëherë u mobilizuan zjarrfikësit dhe policia, të cilët nxituan në zonë me forca të shumta, së bashku me tre ambulanca EKAB. 

Nga pamjet e publikuara dallohen mjetet e përlmbysura dhe në flakë dhe vatra e zjarrit që përhapet, e favorizuar edhe nga era, teksa njerëzit vrapojnë.

Pak pas orës 16:00, përfundoi devijimi i përkohshëm i trafikut të automjeteve në autostradën Egnatia Komotini-Xanthi, i cili kryhej nëpërmjet rrjetit kombëtar Komotini-Porto Lagos-Xanthi.

Ora 18:20
Aksidenti në Greqi, media: Në makinën para asaj që mori flakë, nipër dhe mbesa të 3 shqiptarëve viktima!

Detaje tronditëse nga aksidenti tragjik i ndodhur sot në rrugën ‘Egnatia’ në Greqi, ku humbën jetën 3 shqiptarë me lidhje familjare mes tyre dhe një e katërt u plagos rëndë, pasi u përplasën nga një kamion që drejtohej nga shofer bullgar.

Edhe pse rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta, mësohet se në makinën e tretë që u përfshi në këtë aksident dhe që ndodhej para asaj që mori flakë, ishin në bord po të afërm të viktimave, respektivisht nipërit dhe mbesat e tyre, teksa po ktheheshin nga një gëzim familjar.

“Në automjetin e përparmë ndodheshin të afërm të tyre, shoferi 36-vjeçar, pasagjeri 28-vjeçar dhe dy fëmijë të moshës 4 dhe 5 vjeç që jetojnë në Athinë”, informon media greke.

Ata kanë shpëtuar për mrekulli, me lëndime dhe pa rrezik jete, teksa u trajtuan gjithashtu në spital.

Sipas ERT, të afërmit kishin udhëtuar për në Evros për një dasmë dhe po ktheheshin kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm.

 

Ora 17:57
Aksidenti i rëndë në Greqi, identifikohen 3 shqiptarët viktima dhe e plagosura!

Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë në autostradën ‘Egnatia’ në Greqi, ditën e sotme, ku viktima mbetën tre shqiptarë.

Mësohet se viktimat janë identifikuar si Viktor Bushi, banues në Metamorfosi, Athinë, Klarenc Kacaj, banues Dhrapecona dhe Marianka Bushi (Aliraj).

Kurse e plagosur ne spital dhe me plagë të rënda është Mardalena Kacaj.

Ajo ndodhej në sediljen mbas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtarët që iu erdhën në ndihmë, edhe pse mjeti shpërtheu në flakë, por nuk u arrit të shpëtoheshin të tjerët.

Nga përplasja e kamionit me dy mjetet u plagos edhe shoferi i mjetit të parë, si dhe 4 anëtarët e një familjeje greke, dy prej të cilëve fëmijë të mitur.

Ora 17:33
Greqi/ ‘Bërtisnin për ndihmë mes flakëve, por askush s’ishte në gjendje të afrohej!’ Detaje rrënqethëse nga aksidenti, viktimat po ktheheshin nga një dasmë

Makina e djegur hiqet me vinç nga rruga

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të hënën pasdite në autostradën Egnatia, midis Ksanthit dhe Komotinit, pranë pikës së pagesës së Iasmos.

Viktima mbetën tre shqiptarë, kurse një i katërt mbijetoi, por i plagosur rëndë.  

Siç raportoi televizioni grek ERT, njëra nga dy makinat u ndal për arsye të panjohura, duke rezultuar në përplasjen e një kamioni me të dhe shpërthimin e një zjarri të menjëhershëm.

“Sipas informacioneve të fundit, viktimat kishin udhëtuar nga Epiri në Evros për të marrë pjesë në një dasmë dhe po ktheheshin kur ndodhi tragjedia. Aksidenti ndodhi gjatë udhëtimit të tyre të kthimit”.

Ata bërtisnin për “ndihmë”, por askush nuk ishte në gjendje t’i çlironte nga makina që po digjej.

Dëshmitarët okularë raportojnë se përplasja ishte aq e fortë sa një nga automjetet u përfshi menjëherë nga flakët. Thirrjet për ndihmë nga pasagjerët e bllokuar i ngrinë shoferët që kalonin aty pranë, të cilët e gjetën veten të pafuqishëm përballë zjarrit vdekjeprurës.

Në makinë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve u dogjën për vdekje, ndërsa personi i katërt u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Në të njëjtën kohë, edhe shoferi i kamionit u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Të dy po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm Sismanoglio të Komotinit dhe mund të jetë e nevojshme transferimi i tyre në Spitalin Universitar të Aleksandropolis.

Makina e dytë, në të cilën udhëtonin tre persona, u rrëmbye nga makina në të cilën ra kamioni, për fat të mirë pa asnjë të lënduar, ndërsa pasagjerët e braktisën mjetin në kohë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?