E rëndë në Himarë, polici jashtë shërbimit ndërhyn të ndajë sherrin, goditet me thikë në qafë! Arrestohet autori (EMRI)

16 Gusht 2023, 00:13| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 14:39

  • Share

VLORË- Redin Caushaj, 25-vjeç, me detyre efektiv policie, mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e kaluar (15 gusht), pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë.

Efektivi, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Thodhori Mërkuri 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë në pjesën e qafës dhe për pasojë punonjësi i policisë ka mbetur i plagosur rëndë.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por me dëmtime. Kolegët e tij dhuruan gjak për t’i ardhur në ndihmë punonjësit të policie. 60-vjeçari Thodhori Mërkuri u arrestua pas disa orësh ndjekje nga policia. Ai ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.

Thodhori Mërkuri, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pilur, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Efektivi u vizitua në spital edhe nga ministri i Brendshëm Taulant Balla. Balla tha se autori duhet të marrë një dënim ekzemplar pasi kushdo që ngre dorën mbi efektivët e policisë, ka ngritur dorën ndaj shtetit.

Lajmi në përditësim...

Ora 14:15
Balla viziton policin e plagosur në Vlorë: Autori të marrë dënim ekzemplar! Kush ngre dorën ndaj efektivëve, ngre dorën ndaj shtetit

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar policin e plagosur Redin Çaushaj, i cili mbeti i plagosur me thikë në Himarë, pasi u fut për të shuar një sherr. Balla tha se autori duhet të marrë një dënim ekzemplar pasi kushdo që ngre dorën mbi efektivët e policisë, ka ngritur dorën ndaj shtetit.

‘E ka kaluar rrezikun për jetën iu nënshtrua një operacioni që zgjati për disa orë që nga ora 1 e mëngjesit dhe deri në orën 8. Duhet të jetë e prerë kushdo që do të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie të mos i bindet urdhrit të një punonjësi policie, reagimi ynë do të jetë shumë i fortë. I kërkoj publikisht që ky rast të hetohet publikisht ndaj personit që tentoi të godasë punonjësin e policisë të ketë një dënim ekzemplar. Kushdo që godet një punonjës policie ka goditur shtetin.’- tha Balla.

Efektivi 25-vjeçar, ishte jashtë shërbimit, por ndërhyri për të parandaluar një konflikt dhe u plagos nga Thodhori Mërkuri, i cili u arrestua nga policia.

Ora 14:04
FOTO-LAJM/ Me nënën tek koka, polici i plagosur në reanimacion në spitalin e Vlorës

Redin Çaushaj, 25-vjeç, me detyre efektiv policie ndodhet në reanimacion në spitalin e Vlorës, pasi mbeti i plagosur me thikë në qafë, teksa ndërhyri për të shuar një konflikt mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë. Report Tv sjell një foto prekëse nga spitali, ku 25-vjeçari po mbahet në reanimacion, ndërsa pranë tij në këto momente të vështira ndodhet edhe nëna e tij.

Efektivi, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Ai u plagos nga Thodhori Mërkuri i cili u arrestua pas disa orësh nga policia.

1692187975_redincaushaj.JPG

Ora 10:14
Plagosja e policit në Vlorë, Balla: Prokuroria të kryejë hetim të pavarur, ndëshkim të ashpër për autorin

1691586373_balla.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për ngjarjen në Vlorë, ku mbeti i plagosur me thikë polici Redin Çaushaj, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin mes dy personave të tjerë. Balla shkruan se pret nga Prokuroria e Vlorës që të bëjë një hetim të pavarur dhe dënim të ashpër për autorin që plagosi policin. Balla tha se kushdo që ngre dorë mbi një polic kryen krim të rëndë kundër shtetit.

"Prej mbrëmë, pak para mesnate, një nga djemtë e rinj dhe të përkushtuar të Policisë së Komisariatit Himarë, Redin Çaushaj, po lufton për jetën në Reanimacionin e Spitalit të Vlorës. Mjekët dhe infermieret e këtij spitali kanë bërë më të mirën dhe gjendja shëndetësore e Redianit, edhe pse vazhdon e rëndë, po shfaq përmirësime dhe paraqitet e stabilizuar në parametrat jetikë për momentin. Redin Caushaj mban detyrën e inspektorit në Policinë e Shtetit dhe dje edhe pse jashtë orarit të shërbimit është përpjekur të bëjë detyrën duke ndërhyrë për shuarjen e një konflikti mes dy shtetasve, siç jam informuar menjëherë mbrëmë nga Drejtori i Përgjithshëm. Në këtë përpjekje të punonjësit të policisë, njëri nga shtetasit e ka goditur me armë të ftohtë duke e plagosur rëndë. Autori i këtij krimi është arrestuar sot në të gdhirë nga forcat tona të Policisë së Shtetit dhe pres nga Prokuroria Vlorë të bëjë një hetim të plotë, të pavarur dhe një ndëshkim të ashpër për fajtorin. Kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie duhet ta dijë mirë se po kryen një krim të rëndë kundër shtetit. Do të flas në një moment të dytë sot për këtë çështje. Redini do të vazhdojë të qëndrojë në Reanimacioin e Spitalit Vlorë, pas konsultimit që patëm me mjekët dhe drejtuesit e Spitalit", njofton Balla. 

Ora 09:56
Humanizëm e solidaritet/ Policët japin gjak për të shpëtuar jetën e kolegut Redin Caushaj! Efektivi ndërhyri të shuante sherrin u godit me thikë e rrezikonte jetën (VIDEO)

Efektivët e policisë së komisariatit të Himarës kanë dhënë gjak për kolegun e tyre i cili u godit me thikë pasi ndërhyri për të ndalur një konflikt fizik mes disa personave në fshatin Pilur të Himarës.

Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 të 15 gushtit 2023, tek kthesa e fshatit.

Mbrëmë policia tha se gjëndja e efektivit Redin Caushaj, 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, ishte e rëndë. Kolegët e tij shkuan në spitalin e Vlorës për të dhuruar gjak.

Fatmirësisht sot u njoftua se efektivi 28 vjeçar është në gjëndje më të mirë shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Ora 09:43
Ishte fshehur në ish-repartin ushtarak në Pilur, dalin pamjet nga momenti i arrestimit të 60-vjeçarit që plagosi policin

 

Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të 60-vjeçarit Thodhori Mërkuri i cili plagosi rëndë efektivin e policisë Redin Caushaj.

Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e policisë, mëngjesin e sotëm, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga 60-vjeçarin Th. M., i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.   

Thodhori Mërkuri, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.  

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pilur, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

Ora 09:29
VIDEO-LAJM/ U plagos me thikë në qafë pasi ndërhyri për të shuar sherrin, momenti kur efektivi i policisë mbërrin në spital

 

Redin Caushaj, 28-vjeç mbeti i plagosur një natë më parë (15 gusht), pasi u qëllua me thikë nga Thodhori Mërkuri. Efektivi, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit ndërhyri për të shuar një sherr që po ndodhte mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë.

I riu mbeti i plagosur i rëndë dhe u dërguar për mjekim në spital. Kolegët e tij, efektivë policie dhuruan gjak për t’i ardhur në ndihmë 28-vjeçarit. Bëhet me dije se Redin Caushaj ka kaluar rrezikun për jetën, por ka marrë dëmtime të shumta.

Ora 09:24
FOTO/ Plagosi me thikë policin në Himarë, arrestohet 60-vjeçari Thodhori Mërkuri 

1692170874_thodhorimerkuri.jpg

Thodhori Mërkuri, 60-vjeç është arrestuar nga policia pasi plagosi me thikë efektivin Redin Caushaj. Ky i fundit u fut për të shuar një sherr mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë.

Ora 07:30
EMRI/ Kush është efektivi i i FNSH-së që u plagos me thikë në Himarë pasi ndërhyri për të shuar një konflikt

1692162807_pilurhimare.jpg

Redin Caushaj është efektivi i policisë i cili u plagos me thikë në qafë një natë më parë (15 gusht) pasi ndërhyri për të shuar një sherr mes disa personave në Himarë.

28-vjeçari ishte jashtë shërbimit dhe u plagos nga 60-vjeçari Thodhori Mërkuri i cili është në kërkim nga policia.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/08/2023 01:11

    Keq te nderhysh e keq te mos nderhysh.Ju kujtohet ai rasti para ca kohesh ne zonen e Durresit ne mos gaboj, ku u zune dy familje te ardhurish per ceshtje rruge e fyerje dhe njeri prej tyre,gardist, qelloi ne ajer me armen e sherbimit per te ndalur sherrin? Zoteria u arrestua e u perjashtua nga garda thjesht pse gjuajtjen me arme ne ajer e pa si te vetmen rrugezgjidhje per te qetesuar gjakrat e ndezur dhe ndoshta u pa si pale ne konflikt e u interpretua si kercenim veprimi i tij thjesht pse ishte i aferm me njeren pale ne konflikt.Kurse ky polici nuk nderhyri me arme,por ama perpak sa si preu me thike arteriet krimineli dhe sot po lufton me jeten.Mendoni se do te arrestohej e do te perjashtohej dhe ky sikur te kishte shkrehur armen ne ajer per te ndalur sherrin? Prandalon krimin me arme-arrestohesh;parandalon krimin vetem me fjale e duar-rrezikon jeten tende!

    Përgjigju
    • O iris: 17/08/2023 11:20

      Gardisti e ka armen per te vendi i sherbimit, jo per konfliktet personale, dhe ai para se te pajiset me arme esht njohur me ligjin mbi perdorimin e armeve te zjarrit. Kshu qe ska lidhje rasti i par me te dytin. Prokuroria e di me mir, por ne rastin e dyt polici duhej te perdorte armen per vetmbrojtje personale se faktet flasin vet

  • Lorenc: 16/08/2023 22:55

    Ta kishit vrare kermen jo ta arrestonit. Plehre e qelbur. Shérif policit.

    Përgjigju
  • eli: 16/08/2023 15:22

    Ai do varur krimineli shpirt katili burgim tperjetshem tvdesi qeli,policit uroj sherim te shpejte dhe bravo per kurajon,kshu qofshin tgjith policet si ky jo ti bejn bisht punes

    Përgjigju
  • Scutari: 16/08/2023 14:04

    Hall kur vret polici dhe hall kur e vrasin policin! Çdo djalë i ri do të ndërhynte nëse do të shikonte një 60 vjeçar duke u konfliktuar, aq më tepër kur je polic, por të të kthehet 60 vjeçari dhe të të plagosë kur je me pistoletë në brez edhe kjo nuk ka bythë ku të rrijë! Kjo ndodh sepse policin në Shqipëri e burgosin apo i heqin nga puna nëse përdor armën apo vret një njeri!

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 16/08/2023 10:51

    Niveli i inteligjences se ketij Ministri len shum per te deshiru,ne shum prej komenteve te tij ! Denim te ashper autorit thot Ministri ! Denimin qe permend ky Minister i rendit do te thot qe policia ta kalbi ne dru autorin,se tjeter kompenc ligjore policia nuk ka ! Minstria qe ky drejton nuk ka kompetenca vendim marrje,por zbateuse,te marr nga gjykata e cilat i perket tjeter Ministrie asaj te Drejtesis . Ehh mor taulant si thonte Babai themeluesi i partis qe ti i kendoje i vogel,kur donte te fuste njerin nga kuadrot e tij ne burg :- Po shoku Enver ne skemi fakte si ta arrestojm ? Po ja.ne e dim se ai e ka qejf bixhozin,duke qen se kjo loj esht e ndaluar po i ngrejm nje akuz te till. Po sa Popull i pa fat qe jan Shqiptaret,kur akoma jan ne kry te tyre,njerez Kooperativista nga formimi intelektual,te vrazhd dhe vetull ngrysur me popullin e tyre, por me te huajt,te qeshur,te lepir,dhe bujar !

    Përgjigju
  • Moderni: 16/08/2023 10:46

    Mos ta shohi me driten e diellit ky psikopat qe sulmon policine

    Përgjigju
  • Ish ushtarak: 16/08/2023 08:13

    Polici i pa trajnuar ne menaxhimin e ketyre situatave keshtu eshte kur futen Ne pune duke paguar e duke kerkuar Ndere politikanve per nje vend pune:pa plotsuar kriteret, Te shkuara ti ketë edhe me punë tjeter

    Përgjigju
    • Pergjigje: 16/08/2023 10:53

      Ligji 108/2014 mbi Policia e shtetit Neni 89 pika : d Neni 92 pika ; 1 Neni 101 pika: a Neni 133 pika: 2 Te ketij ligji sqarojne cdo gje sigurishtë i urojm sherimë te shpejt por Polici ushtri nuk jane vende punë pa Rriskë e llogjikisht nuk mund ti bej kushë do, mosha e djalit tregon Qe eshte pa pervojë : kush ka kureshtje i lexon edhe e nxjerr vete Rezultatin pa Ndikim :

    • Turi: 16/08/2023 10:08

      Doja te t shikoja ty ish ushtarak i trajnuar se cfare do te beje ? Ajo mund ti ndodhe edhe atyre qe jane me eksperte sepse asnje nuk e di se si ka qene situata dhe se si eshte goditur prandaj lerini idiotsite dhe shprehni solidaritet me ate djalin qe do zoti shpeton pa prb

    • Ska lidhje: 16/08/2023 09:18

      Polici duhet lejuar te gjuaje ne pistolete direkt kur demtohet ose cenohet jeta e tij odentik si me usa ku te vret direkt. Deri tani ne historine 30 vjeçare çdo polic qe ka perdorur armen per shkak te detyres ose e kame vrare hasmit, ose e kane futur ne burg. Prandaj o ish ushtarak ti mbase flet per ushtrine se me policine ske lidhje.

  • Dori: 16/08/2023 07:32

    Po cfar ndjekje mor aman....plerat vriti

    Përgjigju
    • Askushi: 16/08/2023 15:32

      Mos ns dali Micotaqs dhe na kerkon liriminose perndryshe nje vote kunder per ne BE

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?