Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Himarë/ Punonjësi i OSHEE rrëzohet nga shtylla e tensionit teksa punonte, përfundon në spital

9 Nëntor 2021, 18:39| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 18:43

  • Share

Një ngjarje aksidentale me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Himarë.

Mësohet se 37-vjeçari me inicialet S.P., punonjës i OSHEE, është rrëzuar nga shtylla e tensionit teksa punonte.

Aktualisht, ai ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?