Bota

E rëndë në Itali, shqiptari vritet me kaçavidë, arrestohet bashkëatdhetari, krimi pas sherrit në lokal (EMRI+VIDEO)

25 Nëntor 2024, 11:18| Përditesimi: 25 Nëntor 2024, 21:50

  • Share

Itali- Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me një mjet prerës nga bashkëatdhetari i tij. Viktima është identifikuar si Nikolin Nika, baba i dy fëmijëve të mitur, me origjinë nga Shkodra dhe rezident prej vitesh në vendin fqinj.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme (24 nëntor) rreth orës 18:30. 42-vjeçari u gjet i plagosur në një trotuar përpara një lokali në 'Viale Delle Vittoria'. Edhe pse urgjenca shkoi në vendin e ngjarjes nuk arritën ta shpëtonin pasi Nika kishte marrë tre plagë në qafë.

Ndërkohë disa orë pas incidentit, autoritet italiane ndaluan një bashkatdhetar të viktimës në qytet, 62-vjeçar, që e mohoi autorësinë. Në përfundim të marrjes në pyetje ai u arrestua për vrasje me dashje dhe u dërgua në burg.

Megjithatë ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes të dyve që solli këtë ngjarje tragjike, raporton Corriere. Policia po kërkon për pamje filmike, teksa as arma e krimit, një çaçavidë, nuk është gjendur ende. Efektivët shoqëruan edhe banakierin e lokalit.

Tre plagët në qafë janë shkaktuar nga një armë me teh, e cila ende nuk është gjetur dhe pritet të ketë shoqërime të tjera.

Viktima Nikolin Nika, i cili prej vitesh jeton në Bettola, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët.

Ora 17:02
Vrasja në Itali pas sherrit në lokal, ja kush është shqiptari Nikolin Nika! Baba i dy fëmijëve të mitur dhe me origjinë nga Shkodra, të panjohura motivet

Nikolin Nika dhe lokali ku ndodhi krimi

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e shqiptarit Nikolin Nika në Itali.

42-vjeçari u gjet i vdekur me 3 plagë në qafë, në një trotuar përpara një lokali në ‘Viale Delle Vittoria’, në Bettola të Italisë, pasditen e 24 Nëntorit (e diel).

Media e vendit fqinj raportoi se Nika është me origjinë nga Shkodra dhe jetonte prej vitesh në Bettola. Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, njëri 9 vjeç dhe tjetri i lindur një vit më parë.

Disa orë pas krimit të rëndë, policia italiane mësohet se vendosi në pranga një 62-vjeçar shqiptar, si autor të dyshuar të vrasjes së bashkatdhetarit të tij. I dyshuari është arrestuar në banesën e tij, pranë lokalit ku ka ndodhur vrasja e Nikës. Edhe 62-vjeçari raportohet se ka pësuar disa lëndime në fytyrë dhe krahë, pasi ka pasur përleshje mes tyre.

Pas marrjes në pyetje, ai u dërgua në burg dhe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa mësohet se ka mohuar akuzat. Mbetet e paqartë dinamika dhe shkaqet e krimit të rëndë, por mendohet se sherri ka nisur në lokal. Policia nuk e ka gjetur ende armën e krimit, një kaçavidë, teksa ushtroi kontrolle edhe në lokal.

Policia sekuestroi edhe kamerat në zonë, për të zbuluar më shumë prova dhe pamje, nëse ka persona të tjerë të përfshirë në krim. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe banakierin e lokalit dhe po verifikon për të tjerët.

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?