Nikolin Nika dhe lokali ku ndodhi krimi

Bota

Vrasja në Itali pas sherrit në lokal, ja kush është shqiptari Nikolin Nika! Baba i dy fëmijëve të mitur dhe me origjinë nga Shkodra, të panjohura motivet

25 Nëntor 2024, 17:02| Përditesimi: 25 Nëntor 2024, 17:05

  • Share

Nikolin Nika dhe lokali ku ndodhi krimi

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e shqiptarit Nikolin Nika në Itali.

42-vjeçari u gjet i vdekur me 3 plagë në qafë, në një trotuar përpara një lokali në ‘Viale Delle Vittoria’, në Bettola të Italisë, pasditen e 24 Nëntorit (e diel).

Media e vendit fqinj raportoi se Nika është me origjinë nga Shkodra dhe jetonte prej vitesh në Bettola. Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, njëri 9 vjeç dhe tjetri i lindur një vit më parë.

Disa orë pas krimit të rëndë, policia italiane mësohet se vendosi në pranga një 62-vjeçar shqiptar, si autor të dyshuar të vrasjes së bashkatdhetarit të tij. I dyshuari është arrestuar në banesën e tij, pranë lokalit ku ka ndodhur vrasja e Nikës. Edhe 62-vjeçari raportohet se ka pësuar disa lëndime në fytyrë dhe krahë, pasi ka pasur përleshje mes tyre.

Pas marrjes në pyetje, ai u dërgua në burg dhe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa mësohet se ka mohuar akuzat. Mbetet e paqartë dinamika dhe shkaqet e krimit të rëndë, por mendohet se sherri ka nisur në lokal. Policia nuk e ka gjetur ende armën e krimit, një kaçavidë, teksa ushtroi kontrolle edhe në lokal.

Policia sekuestroi edhe kamerat në zonë, për të zbuluar më shumë prova dhe pamje, nëse ka persona të tjerë të përfshirë në krim. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe banakierin e lokalit dhe po verifikon për të tjerët.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Itali, shqiptari vritet me kaçavidë, arrestohet bashkëatdhetari, krimi pas sherrit në lokal (EMRI+VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?