ITALI - Një 37 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali mbrëmjen e djeshme (6 tetor) . Mediat italiane bëjnë me dije se u qëllua për vdekje, me plumb në kokë Beni Arshiaj, 37 vjeç. Siç mendohet 37 vjeçarit shqiptar mund ti jetë bërë atentat pranë banesës së tij.
Një fqinj thirri gruan e viktimës e cila doli me një nga fëmijët jashtë për të gjetur të pajetë bashkëshortin e saj.
Në Pisa po kryhen hetime nga policia për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Oratorio, teksa disa qytetarë thonë se kanë parë dy persona të hipur në një skuter duke u larguar nga vendngjarja.
Sipas policisë njoftimi erdhi në orën 21:00 për një person të shtrirë pa jetë në furgon me një plagë në kokë.
Beni Arshiaj ishte i martuar, babai i dy fëmijëve dhe pa precedentë penalë, sipas policisë italiane.
Ndaj tij është qëlluar pesë herë, nga të cilat njëra ishte fatale që e kapi në kokë. Beni Arshiaj në Itali punonte si murator dhe ishte babai i dy fëmijëve. Vrasja ka pasur edhe dëshmitarë, që tregojnë se kujtuan se ishin fishekzjarre. Policia tha se po hetohen të gjitha pistat ndërsa do të verifikohen dhe kamerat e sigurisë.
Një nga dëshmitarët rrëfeu se pa një person që iu afrua dhe e qëlloi disa herë. Krimi ndodhi teksa gruaja dhe djali panë skenën nga larg dhe shpërthyen në ulërima dhe të qara.
Beni Arshiaj, me bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij
Viktima e atentatit vdekjeprurës mbrëmjen e djeshme (6 tetor) në Piza është shqiptari Beni Arshiaj.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se 37-vjeçari ishte një emigrant pa precedentë penalë dhe me skedë të pastër, teksa punonte si murator dhe lëvizte me furgonin e tij të bardhë për punë.
Arshiaj ishte baba i dy fëmijëve dhe njihej si një banor i rregullt në zonë dhe jo problematik. Policia tha se po heton të gjitha pistat, teksa ka mbledhur dëshmitë.
Beni Arshiaj ishte i martuar me dy fëmijë të vegjël, njëri prej të cilëve dyshohet se ishte dëshmitar i të shtënave, të cilat ndodhën pikërisht kur babai sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin, shkruan "IlMessaggero".
Madje kur mbërriti policia e zonës, mjeti ishte ende i ndezur, sepse trupi i tij u gjet pothuajse brenda, teksa ishte duke hapur derën për të zbritur. Autorët lëviznin me një skuter dhe u larguan me shpejtësi, teksa besohet se e kanë ndjekur apo pritur në kurth objektivin.
Ekspertët e policisë italiane në vendngjarje
Beni Arshiaj, i vrarë mbrëmë dhe hetuesit në vendngjarje
Piza- Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj, 37 vjeç, mbrëmjen e djeshme (7 Tetor) në Piza të Italisë.
Ka qenë një breshëri e shtënash dhe banorët e zonës në Oratoio thanë se ishte diku rreth orës 21:00 dhe kujtuan se ishte “hedhje fishekzjarresh”. Kjo për shkak se kishte edhe një procesion dhe qyteti ishte i zbukuruar. Viktima ishte baba i 2 fëmijëve dhe i paskeduar penalisht nga autoritetet.
Pak pas të shtënave një lloj heshtjeje dhe më pas nga përballë ulërimat e bashkëshortes së shqiptarit dhe djalit të tij, në “Piazza Garibaldi”. Mediat shkruajnë se ai u vra pikërisht në sy të gruas dhe djalit të tij, që po e prisnin nga banesa përballë rrugës .
“Po dilte nga furgoni, është murator, kur dy prej tyre ndaluan dhe i drejtuan armën”, tha një tjetër dëshmitar.
Policia po heton pa lënë pas dore asnjë pistë. Po kontrollohen celularët e viktimës dhe pamjet e video survejimit të zonës. Në vend u gjetën pesë gëzhoja të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi në kokën e viktimës, duke mos i lënë asnjë mundësi mbijetese, kurse të tjerët ose shkuan kot, ose e goditën në organe jo jetësore.
"Sa i bukur ishte sheshi i kishës sonë këtë mbrëmje, i gjithë i ndezur në festë. Do të kishte mirëpritur - edhe më të bukur, të ndritshëm dhe të gëzuar - kortezhin e festës së Shën Mërisë, Mbretëreshës së Rruzares. Por në vend të kësaj ndodhi ajo ngjarje dhune. Ne nuk e bëmë kortezhin", shkruan Don Massimiliano Garibaldi, famullitari i Oratoio, shkruan “Lanazione”.
Banorët thonë se kjo ishte ngjarja e dytë radhazi në lagje me të shtëna armësh dhe panik, por e mbrëmshmja përfundoi në tragjedi.
Ore ca behet kshu me kete buzderrin se vetem goditje po ha
PërgjigjuCa l8dhje ka ky me buzderrin?