Beni Arshiaj, i vrarë mbrëmë dhe hetuesit në vendngjarje
Piza- Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj, 37 vjeç, mbrëmjen e djeshme (7 Tetor) në Piza të Italisë.
Ka qenë një breshëri e shtënash dhe banorët e zonës në Oratoio thanë se ishte diku rreth orës 21:00 dhe kujtuan se ishte “hedhje fishekzjarresh”. Kjo për shkak se kishte edhe një procesion dhe qyteti ishte i zbukuruar. Viktima ishte baba i 2 fëmijëve dhe i paskeduar penalisht nga autoritetet.
Pak pas të shtënave një lloj heshtjeje dhe më pas nga përballë ulërimat e bashkëshortes së shqiptarit dhe djalit të tij, në “Piazza Garibaldi”. Mediat shkruajnë se ai u vra pikërisht në sy të gruas dhe djalit të tij, që po e prisnin nga banesa përballë rrugës .
“Po dilte nga furgoni, është murator, kur dy prej tyre ndaluan dhe i drejtuan armën”, tha një tjetër dëshmitar.
Policia po heton pa lënë pas dore asnjë pistë. Po kontrollohen celularët e viktimës dhe pamjet e video survejimit të zonës. Në vend u gjetën pesë gëzhoja të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi në kokën e viktimës, duke mos i lënë asnjë mundësi mbijetese, kurse të tjerët ose shkuan kot, ose e goditën në organe jo jetësore.
"Sa i bukur ishte sheshi i kishës sonë këtë mbrëmje, i gjithë i ndezur në festë. Do të kishte mirëpritur - edhe më të bukur, të ndritshëm dhe të gëzuar - kortezhin e festës së Shën Mërisë, Mbretëreshës së Rruzares. Por në vend të kësaj ndodhi ajo ngjarje dhune. Ne nuk e bëmë kortezhin", shkruan Don Massimiliano Garibaldi, famullitari i Oratoio, shkruan “Lanazione”.
Banorët thonë se kjo ishte ngjarja e dytë radhazi në lagje me të shtëna armësh dhe panik, por e mbrëmshmja përfundoi në tragjedi.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Itali/ Shqiptari ekzekutohet me plumb në kokë afër banesës! Ndaj 37 vjeçarit u qëllua 5 herë! Dëshmitarët: Autorët ikën me skuter (EMRI + VIDEO)
A.Q/ReportTv.al