Kronikë

Lezhë/ Saga 30-vjeçare e hakmarrjes, 57-vjeçari ekzekutohet brenda makinës në oborrin e shtëpisë! Vjet i vranë vëllanë në Belgjikë (EMRI+VIDEO)

1 Qershor, 06:59| Përditesimi: 1 Qershor, 19:53

  • Share

Lezhë- Gjendet i vrarë me breshëri plumbash brenda oborrit të shtëpisë së tij një 57-vjeçar. Krimi i rëndë ka ndodhur duke zbardhur dita e sotme (1 qershor) në Tale të Lezhës dhe motivi kryesor dyshohet se është gjakmarrja.

Viktima është identifikuar si Pjetër Kaza. Familjarët e gjetën trupin të qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij, të cilin po e parkonte në oborrin e banesës. Policia bëri me dije se trupi është konstatuar nga bashkëshortja e viktimës rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, pak momente pasi ai ishte kthyer nga turni i natës, pasi punonte në minierën e Spaçit, në Mirditë.

Kaza dyshohet se është qëlluar me armë zjarri me silenciator, pasi nuk është dëgjuar asnjë zhurmë. Duke përfituar dhe nga errësira autorët i kanë zënë pritë 57-vjeçarit, teksa po hynte në banesë. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, po vijon punën për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa gëzhoja, si dhe janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa persona, të cilët mund të kenë dijeni rreth vrasjes. Hetimet paraprake po përqendrohen në pistën e hakmarrjes, pasi viktima është pjesë e një familjeje të përfshirë në një konflikt të përgjakshëm që daton që prej vitit 1994.

Zanafilla e këtij zinxhiri vrasjesh lidhet me ekzekutimin e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në Rrëshen, i cili u vra më 7 janar 1994 në mes të qytetit. Autorët e dyshuar, vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, u arratisën menjëherë pas ngjarjes. Në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i Ndue Kazës, vrau për hakmarrje dy vëllezërit në Laç, dhe për këtë ngjarje u dënua me 22 vite burg.

Përplasja mes familjeve duket se nuk u ndal as pas kësaj. Më 28 prill të vitit 2024, në një lokal shqiptarësh në Bruksel, u vra Agustin Kaza, vëllai i 57-vjeçarit. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri në kokë dhe kraharor, ndërsa Pjetër Kaza është viktima e tretë në këtë konflikt që vijon prej më shumë se tri dekadash.

Martin Kaza është arrestuar në Londër dhe më pas dënuar, burgim që po e vuan pas arrestimit dhe ekstradimit më 2017.

Por nuk u ndal këtu, pasi sipas dosjes hetimore, vitin e kaluar është ekzekutuar në Belgjikë me katër plumba edhe Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës që u vra sot, ndaj edhe ;pista kryesore mbetet gjakmarrja.

"Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që  shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër", bënë me dije paraprakisht burime zyrtare të policisë, për ngjarjen e ndodhur sot.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Report TV ka siguruar pamjet teksa forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e krimit, në rrugën e fshatit që të çon deri te banesa e viktimës. Ekspertët kanë analizuar gjurmët dhe po merret dëshmitë e familjarëve apo banorëve që mund të kenë dijeni apo kanë parë diçka të dyshimtë.

Ora 08:08
Skeda/ Kush është Martin Kaza, vrau vëllezërit Gjini më 1997 për hakmarrje! U ekstradua nga Londra, po vuan dënimin me 22 vite burg (FOTO)

1748757336_martinkaza.jpg

Martin Kaza, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Gjini më 1997 në Mirditë

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllanë në qendër të Rrëshenit, më 1994.

Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në 29 dhjetor të vitit 2017.

Martini është arrestyuar teksa fshihej në Londër të Anglisë dhe ende po e vuan dënimin në burg, por kjo nuk e ndali sagën e gjakmarrjes.

Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi Shefi i Krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale.

Por 3 vite më vonë, pa arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në qytetin e Laçit vëllai i Komisarit mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Mediat raportonin se ngjarja ndodhi mesditën e 3 Korrikut të vitit 1997, ku sipas tyre, në atentat kishin marrë pjesë dy persona. Pas 4 vitesh, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg.

Kaza ishte dënuar për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal.

 

Ora 07:54
Si u ekzekutua Agustin Kaza vjet në Belgjikë, 4 plumba duke pirë kafe në lokal! S’i mbijetoi dot plagëve, vdiq pas një jave në spital (FOTO)

Agustin Kaza dhe momenti i ekzekutimit në Bruksel vitin e kaluar

Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës që u vra sot, është ekzekutuar vitin e kaluar (28 prill) në Belgjikë.

44-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit, teksa vdiq pas një jave në spital (6 maj).

Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin.

Augustin Kaza, ishte ulur në një kafene, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë, raporton De Standaard. Madje u publikuan edhe pamje nga atentati.

Familja Kaza janë me origjinë nga Oroshi i Mirditës.

Agustin Kaza dyshohet se u vra për gjakmarrje. 44-vjeçari është edhe vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve Gjini, në 3 korrik të 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain shef krimesh në vitin 1994.

Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017 dhe po vuan ende dënimin në qeli.

Ora 07:46
Skeda/ Si nisi hakmarrja mes fiseve Kaza dhe Gjini tre dekada më parë! Nga vrasja e shefit të krimeve, te ekzekutimi i Pjetër Kazës si viktima e pestë

1748756169_pjeterkaza.jpg

Viktima më e fundit e gjakmarrjes, Pjetër Kaza

Policia ka si pistë kryesore për krimin e mëngjesit të sotëm në Tale të Lezhës atë të hakmarrjes.

Dhe saga e gjakmarrjes nisi tre dekada më parë.

Më datë 7 Janar të vitit 1994, qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.

Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim" si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.

Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza. Ai ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.

Edhe ngjarja e sotme (1 qershor), dyshohet se ka për motiv sagën e gjakmarrjes mes dy fiseve, që ka shënuar edhe viktimën e pestë.

Ora 07:33
VIDEO/ ‘Skenë krimi’, Policia rrethon vendngjarjen! Pista kryesore hakmarrja, 57-vjeçarit i kishin vrarë dhe vëllanë një vit më parë në Belgjikë

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendngjarjen që pas mbërritjes në Tale të Lezhës, teksa u sinjalizuan për krimin e rëndë. Shirita me “Skenë krimi”, “Policia, mos kalo” u vendosën në të dyja anët e rrugës që të çon te banesa e viktimës Pjetër Kaza.

Policia ka ngritur edhe pistën kryesore, që është ajo e hakmarrjes.

Ngjarja dyshohet për motive hakmarrje, pasi nga verifikimet rezulton se viktimës i kishin vrarë dhe vëllanë në Belgjikë rreth 1 vit më parë.

Burime policore thanë se trupi i viktimës është gjetur nga bashkëshortja e tij brenda makinës i pajetë dhe me plumba në trup, rreth orës 05:00 të mëngjesit. Kaza po kthehej nga puna në turnin e natës në minierën e Spaçit, në Mirditë. Por sapo ka futur makinën në oborrin e shtëpisë, është qëlluar për vdekje.

Policia po mbledh të gjitha dëshmitë e mundshme që të çojnë te porositësit apo autorët e krimit.

 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?