Pjetër Kaza, viktima e krimit të sotëm në Tale

Kronikë

Skeda/ Si nisi hakmarrja mes fiseve Kaza dhe Gjini tre dekada më parë! Nga vrasja e shefit të krimeve, te ekzekutimi i Pjetër Kazës si viktima e pestë

1 Qershor, 07:46| Përditesimi: 1 Qershor, 08:26

  • Share

1748756169_pjeterkaza.jpg

Viktima më e fundit e gjakmarrjes, Pjetër Kaza

Policia ka si pistë kryesore për krimin e mëngjesit të sotëm në Tale të Lezhës atë të hakmarrjes.

Dhe saga e gjakmarrjes nisi tre dekada më parë.

Më datë 7 Janar të vitit 1994, qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.

Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim" si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.

Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza. Ai ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.

Edhe ngjarja e sotme (1 qershor), dyshohet se ka për motiv sagën e gjakmarrjes mes dy fiseve, që ka shënuar edhe viktimën e pestë.


Lajmi kryesor:

Lezhë/ Saga 30-vjeçare e hakmarrjes, 57-vjeçari ekzekutohet brenda makinës në oborrin e shtëpisë! Vjet i vranë vëllanë në Belgjikë (EMRI+VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?