QSUT

E rëndë në Delvinë, fëmija 1 vjeç e gjysmë konsumon gabimisht metadon, e përdorte daja! Niset me helikopter në Tiranë

20 Gusht 2023, 21:57| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 23:05

  • Share

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Delvinë, ku një fëmijë vetëm 1 vjeç e gjysmë dyshohet se ka konsumuar gabimisht metadon. I mituri italian, ndodhje në Delvinë për pushime bashkë me familjen.

Report Tv mëson se ai është paraqitur në urgjencë me të dridhura dhe temperaturë. Fëmija është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.  

Nga deklarimet e prindërve, dyshohet të ketë konsumuar gabimisht “Metadon” që e përdor daja i tij, ndoshta për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike. Policia ka nisur hetimet. Sipas spitalit, gjendja e fëmijës është e qëndrueshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 20/08/2023 22:49

    Fale fames se keqe qe kemi neper bote per trafikante droge nje pjese e mire e turisteve po vijne ne Shqiperi vetem per te konsumuar ne "paqe" lendet narkotike. Fatkeqesisht keto mund ti quajme efekte anesore.

    Përgjigju
  • Boti: 20/08/2023 22:21

    Shpresoj te gjejne antidotin Naloxone dhe femija te shpetoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?