Foto ilustruese

E rëndë në Vlorë/ Babai 60-vjeçar ngacmon seksualisht vajzën dhe e dhunon, arrestohet!

25 Qershor 2020, 11:56| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 12:12

  • Share

VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një baba 60-vjeç ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Burimet zyrtare nga blutë e qytetit bregdetar, sqarojnë se 60-vjeçari me inicialet Z. S., ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij, si edhe e ka dhunuar. Bëhet fjalë për ngjarjen e regjistruar më 2 ditë më parë, më 23 qershor.

Ndërkohë, në Vlorë janë arrestuar dhe dy persona të tjerë për dhunë në familje. Më konkretisht, një 31-vjeçar me inicialet A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Sherisht, Vlorë, pasi ditën e djeshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, është arrestuar edhe 27-vjeçari me inicialet F. H., pasi më datë 24.06.2020, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Ndërkohë, të arrestuar për dhunë në familje, ka pasur edhe në qytetin e Beratit.  "Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin: E.Ç.,25 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases D.Ç., 57 vjeçe", njofton policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?