Foshnja dhe pamje nga vendngjarja

Kronikë

E rëndë në Vlorë, nëna e dehur përplas foshnjën 5 muajshe në tokë, shoqërohet në polici

14 Mars, 22:10| Përditesimi: 14 Mars, 22:16

  • Share

VLORË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një nënë e cila ka qenë e alkolizuar, ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh.

Ngjarja ka ndodh në lagjen ‘Pavarësia’ të Vlorës, ku nëna rreth 35 vjeçe në kushtet e dehur nga alkoli ka përplasur disa herë në trotuar foshnjën.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për ti marrë femijën dhe ajo ka kundërshtuar me forcë forcat e policisë.

Ndërkohë që fëmija është shoqëruar në spital dhe sipas policisë në sipërfaqe nuk ka pas dëmtime, ndërkohë që po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.

Nëna është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që është e divorcuar.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?