Shkoi për të takuar drejtuesin e skrepit në kantierin e ndërtimit, i mituri nga Vlora goditet nga ai, humb jetën (VIDEO)

30 Maj 2020, 16:54| Përditesimi: 31 Maj 2020, 12:20

  • Share

I mitur 17-vjeçar, Jaup Bekotaraj, banues në Radhimë ka humbur jetën në një kantierë ndërtimi, ku është goditur aksidentalisht nga një skrep.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Kalaja në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ku 17-vjeçari është goditur nga skrepi, pasi nuk është parë nga drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale B.Xh., 29 vjeç.

Mendohet se i mituri ka shkuar pikërisht për të takuar 29-vjeçarin, por nuk është para nga ky i fundit dhe e ka goditur atë aksidentalisht duke i marrë jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orën 16:20 në zonën e njohur si 'Kalaja', ku skrapi po gërmonte për të hapur kodrën, ku do të ndërtohej një parkim.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Xh., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Disa persona të tjerë, dëshmitar në vendngjarje, po merren në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?