E rëndë në Vlorë, vdes në pishinën e hotelit 18-vjeçari polak! Familjarët dolën për të pirë cigare, kur u kthyen e gjetën të vdekur

7 Qershor 2022, 10:37| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 13:31

  • Share

Një polak 18-vjeçar ndërron jetë në pishinën e hotelit 'Internacional' në Vlorë. I riu ishte së bashku me familjen, të cilët dolën jashtë për të pirë cigare dhe kur u kthyen e gjetën në fund të pishinës të vdekur. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.  

Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i 18 vjeçarit do të dërgohet drejt Tiranës për ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes. Gjatë paradites së sotme, ambulanca ka mbërritur në ambientet e hotelit edhe dy herë të tjera për shkak se prindërit e të riut ishin të traumatizuar nga ngjarja e rëndë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?