E rëndë, po bënin gara në rrugë, makina përplas 'Fordin', plagoset një grua dhe një djalë në Vlorë (VIDEO)

15 Janar 2022, 19:54| Përditesimi: 15 Janar 2022, 21:21

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku dy automjete po bënin gara me njëra tjetrën, për pasojë njëra prej tyre ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një makinë të tretë duke lënë të plagosur një grua dhe një djalë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Rruga e re" dhe ka qenë automjeti tip "Opel",  me drejtues shtetasin S. K., ai që ka përplasur " Toyotën", me drejtues shtetasin O. Xh. , ndërsa për pasojë është plagosur ky i fundit dhe pasagjerja N. P.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 15/01/2022 20:09

    Tani qe erdhi Janaqi shefi rrugores do e rregulloj po prisni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?