E rëndë/ Report Tv siguron videon e ekzekutimit të Taulant Beqiraj në Vlorë! 3 persona të përfshirë në atentat, dy dalin e qëllojnë 31-vjeçarin, një i pret në makinë për t'i larguar

3 Mars 2021, 22:02| Përditesimi: 3 Mars 2021, 22:43

  • Share

Report Tv ka siguruar videon e ekzekutimit të 31-vjeçarit Taulant Beqiraj në mes të ditës në Vlorë, në një rrugë të populluar. Në këtë ekzekutim kanë marrë pjesë 3 persona, ku dy prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe qëllojnë Taulnad Beqiraj i cili në pak sekonda shtrihet në tokë, ndërsa një person i tretë i pret në makinën tip "Ford" me targa AA 403 PX për t'i larguar nga vendi i ngjarjes. Kjo makinë u gjet më pas nga policia në Pyllin e Sodës, ku u arrestua edhe një prej autorëve Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Viktima Tauland Beqiraj ishte duke ecur në këmbë në rrugën "Transballkanike" pranë Gjykatës së Apelit ku ndalohet nga dy persona që i afrohen. Ata duket se flasin për pak sekonda duke lënë të kuptohen se edhe mund të njihen dhe me pas njëri prej dy autorëve e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë 31-vjeçarin. Ai humbi jetën në spital pak minuta më vonë.

Dy autorët ishin të pamaskuar dhe të veshur me të zeza, të cilët pas ekzekutimit largohen drejt makinës tip "Ford", ku i priste bashkëpunëtor i tretë. Largimi i autorëve është bërë me shpejtësi, aq sa personi që drejtonte makinën i ka dhënë gaz sapo dëgjoi krismat e armës duke tërhequr zvarrë një prej autorëve, i cili ende nuk kishte mundur të hipte në makinë pas atentatit.

31-vjeçari Tauland Beqiraj, djali i një ish polici, kishte edhe dy mbiemra të tjerë Manaj dhe Gjikaj. Ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penal për "armëmbajtje pa leje" dhe "vrasje e mbetur në tentativë", ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy janë pistat që po hetohet, ajo e larjes së hesapeve për prishje pazaresh të drogës mes grupeve në Norvegji dhe pista e dytë ishte përplasja e frikshme me armë e ndodhur po në Vlorë në 2018.

Si ndodhi përplasja me armë në qershor të 2018? Tauland Beqiraj u kap nga policia e Vlorës duke udhëtuar në një automjet i armatosur (video është siguruar ekskluzivisht nga Report Tv) edhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi u përfshi në një përplasje mes bandave në Vlorë. Në përplasje u përfshinë dy grupe kriminale me nga 4 persona, të cilët qëlluan nga makina në makinë me armë zjarri, duke lënë të plagosur 3 persona. Far Westi mes bandave mund të ishte kthyer në tragjedi, pasi grupet sulmuan njëri tjetrin në mes të rrugës e dritës së diellit, dhe në rrezen ku shkëmbehej zjarri kalon një qytetar i rastit, i cili mund të ishte viktima.

1614804472_780001.jpg

Viktima Tauland Beqiraj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bani: 04/03/2021 18:08

    Ishte nje tragjedi nga gjakenxhetesia lerjani drejtesise ne dore secili ka patur arsyet e veta ne kete mes si autoret si viktima te dyja palet e armatosura keshtu qe te zgjidhi kete ceshteje drejtesia.

    Përgjigju
  • Vlora: 04/03/2021 01:05

    NGUSHELLIME FAMILJES. ME VJEN KEQ PER JETEN E CDO NJERIU, JO ME PER KTE 30 VJECAR.NUK ESHTE KJO ZGJIDHJA E CDO LLOI KONFLIKTI. KJO ESHTE FUNDI.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/03/2021 00:58

    Ngrihu Enver të qërrosh mu tërinë vlonjate!

    Përgjigju
  • vjosa: 04/03/2021 00:05

    A ka polici ne vlore qe vriten njerezit kot ne mes te dites,,,a vritet njeriu per droge?,

    Përgjigju
    • Bani: 04/03/2021 18:09

      Ka . Jane ata qe i len rrugeve keta se njera na palet duhet te ishte ne burge ne momentin e ngjarjes.

  • BENI: 04/03/2021 00:02

    MOR MASKARENJ,,MOR NDYRESIRA ,,PO SI VRITET ASHTU VELLAI JUAJ,,MOR PISA ,,VETEM ENVERI JU VINTE HAKUT JUVE...

    Përgjigju
  • Shaban: 03/03/2021 23:48

    Aspak tronditese kur korret ajo qe ke mbjelle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?