Sociale

E rrallë/ Shfaqet një balenë në gjirin e Vlorës pranë Karaburunit (VIDEO)

5 Shtator, 13:13| Përditesimi: 5 Shtator, 13:19

  • Share

Një pamje e pazakontë është regjistruar këtë mëngjes në brendësi të gjirit të Vlorës. Pushues të rastësishëm kanë filmuar një balenë, e cila është parë shumë pranë bregut, në afërsi të gadishullit të Karaburunit.

Pamjet tregojnë gjigantin e detit duke lëvizur ngadalë pranë zonës ku shpesh zbarkojnë edhe turistë që udhëtojnë me mjete të vogla lundruese.

Sipas njohësve të faunës detare, shfaqja e një balene në këto ujëra është një ngjarje e rrallë, pasi këto specie zakonisht nuk afrohen kaq pranë brigjeve shqiptare.

Turistët që e regjistruan këtë moment ndodheshin në një nga udhëtimet drejt atraksioneve të njohura të Karaburunit dhe Sazanit, duke e përjetësuar ngjarjen e rrallë në video.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?