Prej 24 Janarit rruga Vajzë-Sevaster që lidh 10 fshatra të njësisë së Sevasterit në Bashkinë e Selenicës është shembur në një gjatësi prej 100 metrash. Ajo kalohet vetëm në një sens dhe paraqet rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj në një intervistë për Report TV tha se më 10 mars mbyllet prokurorimi dhe më pas nis investimi.
“Aksi është i shembur por masat janë marrë, projekti është bërë dhe është në fazën përfundimtare të prokurimit. Më 10 mars bëhet shpallja e fituesit dhe nis dhe rehabiliti i këtij aksi. Sipas agjencisë së prokurorit tenderi është 22 milionë lekë të reja”, tha Flamur Mamaj Prefekt i Vlorës.
Me një fond prej 22 milionë lekësh të Autoritetit Rrugor Shqiptar do të kryhet rikonstruksioni në segmentin e rrugës Vajzë-Sevaster që ka pësuar shembje të trasesë.