TIRANE-Report Tv zbardh detaje të reja nga dosja e grupit 'Bajri' për të cilën u dhanë dje 10 masa të reja arresti ku 5 prej personave të akuzuar, me në krye kreun e grupit ndodhen në qeli për vepra të tjera penale. “Arrest me burg” u caktua për Behar Brajoviç, i njohur edhe me mbiemrin Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Asmer Bilali, Ismet Idrizi dhe Jorida Murati, kjo e fundit e arrestuar mëngjesin e së enjtes.
Po e njëjta masë sigurie është caktuar në mungesë edhe për Sirjan Alijan, tashmë i shpallur në kërkim. Por si u zbulua lidhja e Behar Brajoviçit me Jorida Muratin? 32-vjeçarja, mike e Behar Brajoviç (Bajri) është zbuluar pasi ka shkuar disa herë për ta takuar në Holandë ku ishte në burg për shkak të marrëdhënies që kishin.
Ndërkohë që nga përgjimet është zbuluar se Bajri nëpërmjet personave të tjerë ushtronte presion dhe i kanoste që të fusnin në punë Muratin infermiere në spitalin e Shkodrës. Pas kontrollit që policia ushtroi në banesën e Jorida Muratit, policia gjeti dhe sekuestroi një shumë prej 9 mijë eurosh.
Ndërkohë, dyshimet e prokurorisë janë se ky grup kriminal ka ushtruar ndikim të paligjshëm edhe pranë OSHEE-së në qytetin e Shkodrës, raste të cilat po verifikohen nga organi i akuzës (lexo ketu).
Komente

Vereni dhe fjalen mike ne thonjeza "mike"
Përgjigju