Shkolla Liri Gero

Humb betejën me COVID një mësuese në Fier! Kushi: Një mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë

13 Nëntor 2020, 09:55| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 12:09

  • Share

FIER- Një tjetër mësuese e infektuar me COVID ka ndërruar jetë në Fier.

Bëhet fjalë për mësuesen Violeta Liçaj. Ajo ishte mësese në shkollën në shkollën 9 vjeçare "Liri Gero" prej më shumë se 40 vitesh.

Për ndarjen e saj nga jeta ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila shkruan se ajo ka qenë një mësuese model që ka shërbyer me përkushtim në punën e saj.

Deri më tani kanë humbur betejën nga COVID gjithsej 8 mësues, kurse 5 të tjerë ndodhen në spital dhe po marrin mjekin për ta mposhtur virusin.

 

Ora 12:04
Vdekja e mësueses nga COVID, Kushi: E përkushtuar prej 40 vjetësh! La pas dhimbje të thellë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për ndajren nga jeta të mësueses Violeta Liçaj në Fier.

Në një mesazh ngushëllues Kushi shkruan se mësuesja ishte një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj.

"Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje. Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj.

Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë. Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës", shkruan Kushi.


Lajmi kryesor:

490 raste të reja me COVID dhe 7 viktima/ Rritet numri i testimeve, shkon mbi 2500! 10 policë dhe 10 avokatë humbin betejën me virusin! 280 efektivë të karantinuar


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjynah: 13/11/2020 10:44

    Sa mesues duhet te vdesin per t'u bere qejfin prinderve qe duan te rrine ne kafe? Kalojini online shkollat se jane vatrat kryesore. Te gjithe ata qe njoh nga femijet e kane marre dhe me pasoja te renda jane.

    Përgjigju
    • Doors: 13/11/2020 16:05

      @Scutari e shoh ndergjegje qytetare paske zero. Normal andej nga je vec per aheng e keni mendjen se trurin e keni bosh. Nuk jane mbyllur asgjekundi shkolla por bare e lokale atje ku ska ndergjegje qytetare le te mbyllen qe rrijne 4 ore ngjit me njeri tjetrin. Ne shkolla jane te gjithe me maska - femije e mesues ne klasa. Nese zyshat pastaj shkojne dhe per kafe e thashetheme pacin veten ne qafe!! Dera e dijes duhet te rrije hapur, e lokaleve mund te rrije dhe mbyllur se nuk u prish puna se po e pijne kafen ne kembe apo ne shtepi.

    • Scutari: 13/11/2020 14:49

      @Doors: Shkollat jane me detyrim ndersa klubi eshte per qejf prandaj jane hapur. Kush ka qejf shkon kush nuk ka qejf nuk shkon! E kuptove tani?!!

    • Doors: 13/11/2020 11:35

      Me sa duket nuk ke femije. Ca kuptimi ka shkollat mbyllur kafet hapur? Sigurisht nuk iu ben pershtypje pasi injorante doni qe ti perdorni si dele!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?