Mes dëshpërimit të madh që ka sjellë përmbytja në Vlorë, 44-vjeçarja Vjollca Goxhaj, nënë e katër vajzave të mitura, u vendos para Prefekturës së qytetit të Vlorës duke kërkuar strehim. Banesa e saj në lagjen ‘Kushtrimi’ është përmbytur plotësisht dhe ajo ka mbetur pa asnjë ndihmë.
“Ka ardhur uji deri në brez, shtëpia u mbyt komplet. Kërkoj strehim. Nuk kam asnjë lloj ndihme,” shprehet Vjollca për Report Tv, e cila bën thirrje për të siguruar një vend të sigurt për fëmijët e saj pas kësaj tragjedie.
Më pas, nëna me 4 fëmijët u strehuan në konvikt, aty ku janë vendosur të gjitha familjet e evakuuara mbrëmjen e djeshme.
Lajmi kryesor:
Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na shkatërroi gjithçka! S'iu përgjigjën thirrjeve për ndihmë
SI.E./ReportTv.al