VIDEO/ E turpshme në volejboll, trajneri i Skënderbeut godet me shpullë sportistet 18-vjeçare! FSHV: I hiqet licenca dhe përjashtohet përjetë

5 Maj 2023, 09:38| Përditesimi: 5 Maj 2023, 16:43

  • Share

KORÇË - Ndeshja e moshave U-18 në volejboll mes Skënderbeut dhe Dinamos nuk ka qenë e qetë për vajzat korçare. Trajneri i Skënderbeut, Romeo Xega ka goditur me shpullë një nga volejbollistet e tij, në kohën kur ishte duke dhënë udhëzime për vijimin e lojës.

Pamjet po bëjnë xhiron e medieve, teksa një ngjarje e tillë e shëmtuar është filmuar nga kamerat. Në një moment disavantazhi në fushë, trajneri Xega ka kërkuar një minutë pushim për të dhënë udhëzime, teksa ka goditur me shuplakë dy nga vajzat e formacionit.

Vihet re se volejbollistet e goditura nuk reagojnë, duke u shtangur nga veprimi i trajnerit. Edhe koleget e tyre duken të 'ngrira', ndërsa një dhunë e tillë nuk ka vend në sportin shqiptar. Tej adrenalinës në sport, pamje si këto nuk duhet të jenë shembull i një disipline që muajt e fundit ka marrë vëmendje maksimale në Shqipëri.

Pas bërjes publike të rastit, Federata Shqiptare e Volejbollit ka reaguar ashpër me Komisionin e saj të Disiplinës, duke i hequr licencën trajnerit Romeo Xega, teksa e ka përjashtuar përjetë nga çdo aktivitet.

Vendimi i Disiplinës

"Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së. Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit", njofton FSHV.

Ora 19:02
Morën shpulla nga trajnerit, volejbollistët: S’ishte dhunë, por tërheqje vëmendjeje

 

Një nga vajzat që ka marrë një shpullë nga trajneri Romeo Xega, ka treguar se kjo nuk është dhunë shpulla, por një mënyrë për t’i nxehur për ndeshjen. Sipas saj, prindërit e kanë kuptuar që është një gjest sportiv.

“Ne jemi shumë të afërt, nuk na duket diçka për të bërë bujë, ka qenë diçka emocionale e jona, nuk është e nevojshme që të bëhen gjithë këto komente negative. Ne duhet të jemi të qetë për të ngritur kupën të dielën. Është normale që të ndodhë një ndeshje finale, dhe me afrimitetin tonë dhe të prindërve është normale. Ne nuk kemi reaguar se nuk është ndonjë veprim për të bërë bujë. Nuk është dhunë. Prindërit nuk kanë bërë kush e di se çfarë, e dinë që është diçka normale. Ato kanë qenë në ndeshje, ata na thanë e meritonit një shpullë dhe të sharat e profesorit”, tha një prej vajzave.

Në të njëtën linjë ka qenë edhe një volejbolliste tjetër, e cila tha se ajo shpullë ishte për tërheqje vëmendjeje.

“Ne jemi në prag të një kampionati dhe kërkojmë të marrim titullin kampion dhe kjo është diçka që po mundohen për të na shpërbërë ne, trajneri është shumë i mirë dhe po na motivon. Shpulla, ishte diçka që nuk mund të quhet shpullë, ishte tërheqje vëmendje. Një ekip sportiv e kupton, që nuk është shpullë, por tërheqje vëmendje. Kjo që nuk do të na cmotivojë, por do na motivojë për shumë të fituat titullin kampion dhe për të nderuar profesorin”, tha ajo.

Ora 18:51
Shpullë volejbollisteve, trajneri për Report Tv: I kemi vajzat si çuna, lojtarja ma kërkoi vetë që të ‘shkundet’ për finale! FSHV nxitoi

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, trajneri Romeo Xega ka sqaruar episodin ku shfaqet duke goditur me shpullë volejbollistet e Skënderbeut. Në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Xega tha se ajo nuk ishte dhunë, por një gjest sportiv që një ndeshje e rëndësishme e pranon. Madje ai ka treguar se ka qenë vetë sportistja që e ka kërkuar një gjë të tillë, për “ta shkunduar” përpara ndeshjes.

“2 nga lojtarët e mia kanë kërkuar profesor nuk po reagojmë dot, jemi jo mirë psikologjikisht, jemi në finale. Përmbledhja në atë 2 sekondë, tregon një veprim jo të hijshëm në sport, lojtarja më kërkoi një shpullë profesor që të shkundem dhe pa asnjë veprim të keq, për të krijuar këtë incident, mori përmasa që nuk di si ta shprehë. Realisht për syrin e një njeriu normal është e ekzagjeruar, por ajo hyn në normalitetin e një finaleje. Është si një lloj , i krahasojmë vajzat si çunat, kemi një raport shumë të afëry, si fëmijët, deri më sot mund të quhet rasti i parë që ndodh kjo gjë. Nuk jemi as të parët dhe as të fundi”, tha trajneri.

Ndalur te vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit ku i hoqën licencën, Xega tha se ishte i nxituar, duke sqaruar se do e apelojnë vendimin. Ai theksoi se përpara se FSHV të merrte vendimin do duhet të bënte një mbledhje mes personat e përfshirë, qoftë sportistin, trajnerin si edhe prindërit.

“Sa i përket vendimit, është i nxituar për shumë arsye. Nuk mund të marrësh një vendim pa mbledhur një bord drejtues, protokolli zyrtar i ndeshjesh, çdo arbitër raportin dhe shënohet, ndeshja ka përfunduar me rregulla. Kur mblidhet një komision, merret një vendim, thirret sportisti, prindërit dhe drejtuesi i ekipit. Do e apelojmë, kemi argumentuar këto pika”, tha ai.

Ora 15:47
Goditi me shpullë 2 volejbolliste, trajnerit të Skënderbeut i hiqet licenca! Përjashtohet përgjithmonë nga garat (VIDEO)

Federata Shqiptare e Volejbollit nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv ka reaguar ashpër duke e konsideruar veprim të paprecedent dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj lojtareve të Korça Volley U-18 përgjatë pushimeve të lojës nga trajneri i tyre, Romeo Xega, i cili ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së, ku është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së.

Komiteti Ekzekutiv vendosi:

- Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së. Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • hektor: 05/05/2023 16:19

    Ky eshte dhunim dhe diskriminim publik qe duhet ndeshkuar nga drejtesia, nku dime perse nuk e kane arestuar kete kriminel, ku jane OJQte, perse nuk ngrihen....?

    Përgjigju
  • vilson: 05/05/2023 16:16

    Ky eshte nje akt kriminal ku drejtesia duhet te vepronte dhe ta arestonte kete kriminel, po ti dhunonin gruan, vajzen apo motren keti plere cfa do te bente, ku jane orgonizatat e mbrojtejes se femrave perse nuk mblidhet populli perpara policise e bashkise qe ta arestojne kete qelbesire...!!.

    Përgjigju
  • edi: 05/05/2023 16:00

    vajzave ju bej thorrje qe te tregojne pak dinjitet se perpara se te jene sportiste duhet te jene njerez te cicilizuar me karakter dhe te tregojne dinjitet te mos pranojne te cenohen ne dhe te poshterohen ashtu pasi kjo sjellje eshte e papranueshme, edhe pranimi i tyre dhe mos reagimi i ben ato jo me pak fajtore, prandaj duhet te reagojne te mbrojne dinjotetin e tyre si femra se jame motrat e dikujt, jane vajzat e dikujt dhe do jene nenat e dikujt neser dhe skame pse te jene te dhunuara......reagim o vajza mos ndrydhni veten tuaj per asgje ne bote qeofte ky edhe pasioni per sport....kaq

    Përgjigju
  • edi: 05/05/2023 15:02

    o trajner ate motren, gruan, vajzen e ca te kesh o idiot o debil o plehre

    Përgjigju
  • Tiku: 05/05/2023 14:05

    Duhet te kerkoje urgjentisht falje, ku jemi ketu? Trajneri mund ta ndjeje me shpirt sportin, por si guxon te arrije deri ketu?! Pervec gjestit te shemtuar, cfare mesazhi percjell te keto vajza qe neser do behen nena?

    Përgjigju
  • AltinTop: 05/05/2023 12:23

    A ka vellezer a çuna xhaje ajo vajze tja shkerdheje fisin atij legen burr..

    Përgjigju
  • Traineri: 05/05/2023 12:22

    Prandaj vdesin shume perdite..

    Përgjigju
  • Ca ky lajm: 05/05/2023 10:08

    I dha karikim adrenalin , nuk esht goditje si thoni ju

    Përgjigju
  • Erik: 05/05/2023 10:04

    Idiot. Mund ta kete edhe vajzen e vete, mund ta perjetoje lojen me shume zemer e tension, por veprime te tilla ne publik meritojne nje neveritje te madhe ndaj kujt i ben. Turp!

    Përgjigju
  • Emil: 05/05/2023 09:54

    Ky monster duhet te ndiqet penalisht sa me shpejte. Sjellja e tij eshte veper e paster penale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?