Federata Shqiptare e Volejbollit nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv ka reaguar ashpër duke e konsideruar veprim të paprecedent dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj lojtareve të Korça Volley U-18 përgjatë pushimeve të lojës nga trajneri i tyre, Romeo Xega, i cili ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së, ku është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së.
Komiteti Ekzekutiv vendosi:
- Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së. Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ E turpshme në volejboll, trajneri i Skënderbeut godet me shpullë sportistet 18-vjeçare! FSHV: I hiqet licenca dhe përjashtohet përjetë
S.Dh/ReportTv.al