E vërteta e tre makinave të mbetura në detin e Vlorës, hynë për të nxjerrë gomonen, por i la freksioni

17 Shkurt 2020, 15:16| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 15:21

  • Share

1581949170_MAKINA.JPG

 Tre makinat e bllokuara brenda në ujin e detit të Vlorës mëngjesin e sotëm, i ka lënë freksioni.

Mjeti i parë i përket një personi në Vlorë me profesion peshkatar i cili ka dashur të nxjerrë gomonen e tij nga uji drejt tokës. Për këtë, ai ka hyrë në cekëtirën e detit me një mjet fuoristradë, ku prapa saj kishte vendosur dhe një shtrat të lëvizshëm, ku do të hipte gomonen dhe tërhiqte atë drejt tokës. Por, teksa makina ka hyrë në një thellësi, ajo nuk ka lëvizur më, për shkak se nuk merrte asnjë nga marshat, pasi nga futja e ujit ishte prishur freksioni. Për të nxjerrë makinën, por edhe gomomen, pronari i gomones ka kërkuar ndihmën e dy miqve të tij në Vlorë, duke i pohuar që ta rimorkionin me kavo.

Ka hyrë mjeti i dytë dhe sërish ka mbetur në cekëtirën e detit, si pasojë edhe të xhirimit të gomave në rërë, por dhe më pas kjo makinë ka pësuar defekt. Sërish është kërkuar ndihma e një personi tjetër, i cili ka hyrë me një mjet fuoristradë, ku në përpjekje për të nxjerrë dy mjetet e mbetura në det, edhe mjeti i tretë ka mbetur brenda në ujë. Policia ka kryer verifikimet, për të mësuar nëse rasti kishte të bënte me një tentativë trafiku droge, por deri në këtë fazë të verifikimeve nuk rezulton se pronarët e automjeteve të kenë pasur synimin për të trafikuar drogës.


Lajmi kryesor:

Gjenden 3 fuoristrada mes dallgëve në Vlorë, pronari: Tentuam të fusim skafin për peshkim, na tërhoqi deti (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?