Zgjedhjet e 30 qershorit, opozita nuk i njohi sepse ishin vetëm me një kandidat. E njëjta gjë ndodhi edhe për kreun e LSI-së, por për Monika Kryemadhin ka një ndryshim shumë të madh, ku listoi arsyet.
"Ka një ndryshim shumë të madh, ndryshimi është që zgjedhjet e LSI u shpallën 4 muaj para që në gusht, e dyta komisionerët nuk i ndërtoi Monika Kryemadhi por nga struktura e partisë, në zgjedhjet e 30 qershorit komisionerët e LSI e PD nuk i pranoi Rama, të jesh kryetare e LSI do të thotë të jesh gjithmonë e vëmendshme, se energjia e të rinjve nuk të lë të vegjetosh dhe në zgjedhjet e 21 nëntorit patëm pjesëmarrje 80 e ca % ndërsa në 30 qershori pati një pjesëmarrje as 10% dhe pas një muaji pasi mbushën kutitë nuk e kalkulonin dot matematikisht. E rëndësishme që 28 mijë anëtarë të LSI janë jo luftëtarë demokracie, por njerëz që nuk i ndalon dot askush që në 25 prill të jenë 2.8 mln, shto dhe votimin online shkojnë 3 milionë shqiptarë. Do kisha dëshirë që të kisha një kandidat, por jo të ishte një kukull që të bënte sikur po kandidonte, se do sillte hipokrizi dhe kjo hipokrizi do kalonte dhe në qeverisjen e radhës. Pas 25 prillit do të bëjmë sërish zgjedhje, se duke qenë LSI në pushtet mund t'ju lind dëshira dikujt nga këtu që të kandidonte", tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Kryemadhi e prerë: Pozicioni i LSI në marrëdhënie me opozitën i patjetërsueshëm! Taktitat e 'Rilindjes' s'çedojnë qëndrimin tonë
B.K.//ReportTv.al