Kryemadhi e prerë: Pozicioni i LSI në marrëdhënie me opozitën i patjetërsueshëm! Taktitat e 'Rilindjes' s'çedojnë qëndrimin tonë

24 Nëntor 2020, 10:02| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 13:37

  • Share

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një takim me gazetarët bashkë me Kryetaren e KQZ në LSI Silva Caka, dhe Sekretaren Organizative në LSI Eriona Bixha, teksa foli mbi procesin zgjedhor të 21 nëntorit, brenda forcës politike që drejton dhe rizgjedhjen e saj në krye të LSI, tha se ka pasur një pjesëmarrje të madhe të emigrantëve jashtë vendit dhe kjo sipas saj është një tregues që i paraprin zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ndërkaq ajo është ndalur edhe te pozicioni i LSI në marrëdhënie me opozitën sa i përket koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit, duke theksuar se është i patjetërsueshëm dhe shumë i qartë. Ajo tha se opozita është e bashkuar me qëndrimet politike, dhe prerazi theksoi se taktitat e rilindjes skanë çedim në qëndrimin e tyre.

"Në Zgjedhje do të jetë një pjesmarrje e madhe. Për shkak të infrastrukturës pati një lëvizje të tyre dhe pjesëmarrja e tyre ishte shumë e madhe. Risia e zgjedhjeve ishte aplikacioni online. Na bëri përshtypje pjesëmarrja e votuesve jashtë shqipërisë, në Gjermani, Itali... kjo është një situatë që i paraprin zgjedhjeve të 25 prillit sa i përket kthimit të shqiptarëve jashtë. Ky proces nuk pati thjesht konfirmimin tim në detyrë. Sepse detyrat e mia do të jenë të drejtpërdrejta dhe shumë më të mëdhaja. Sot sfidat si kemi personale por përballë qytetarëve shqiptarë. Duam t'u kthejmë shpresën në shtëpi në një jetë normale. Atë e ka vështirësiar jo vetëm situata ekonomike, e tërmetit. Pjesëmarrja e të rinjve në proces ishte thelbi, dhe tregon energjinë e LSI, çka tregon se ajo ecën me hap të shpejtë. Zgjedhjet ishin provë e LSI në zgjedhje", tha ajo.

Kryemadhi deklaroi se nuk ka pasur urim nga bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta, pas konfirmimit në detyrë në krye të kësaj force politike por shtoi se ai ka qenë shumë i lumtur që ka vendosur maskën, dhe për këtë i ka dërguar edhe një foto.

Silva Caka, Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në LSI, dje tha se Kryemadhi u konfirmua me 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej, duke marrë kështu me 96.3% mandatin e dytë në krye të kësaj partie. Dje gjatë jatë fjalës falenderuese pasi u votua, kryetarja e LSI, ka deklaruar se prej kohës kur mori në drejtim partinë u përball me shumë sfida, të cilat tha se i kaloi me sukses, por theksoi se do të vazhdojë ti përballojë dhe në vazhdim.

Ora 10:28
A të uroi Meta për rizgjedhjen në krye të LSI? Kryemadhi: S'kam marrë mesazh, u lumturua që vura maskën (Ç’ndodhi me votuesit në Skrapar)

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka deklaruar se presidenti Ilir Meta nuk e ka uruar pasi u rizgjodh në krye të LSI, por ai ka qenë interesuar të marrë informacion mbi pjesëmarrjen në votime.
Kryemadhi shton se Meta është lumturuar që ajo ka vënë maskë, dhe këtë e quan një meritë të tij. Ai ka qenë i pari që i ka dërguar foto me maskë, thotë Kryemadhi. Ndërkaq ka treguar se çfarë kishte ndodhur me fletët e votimit në Skrapar e Poliçan.

"S'kam marrë mesazh. Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, nuk e kisha menduar! Ma tregoi Silva, kur kanë ardhur procesverbalet e Skraparit dhe Poliçanit kanë ardhur procesverbalet me Monika Ramazan Kryemadhi, në kllapa Meta. S'më ka uruar por ka qenë kurioz të dijë për pjesëmarrjes sepse ska qenë në  Shqipëri atë ditë por në Dibër të Madhe në Mansatir prej një aktiviteti.

Vetëm për një gjë ka qenë i lumtur që kam vendosur maskën dhe kjo ka qenë një nga arritjet  et ij. por më detyroi anëtarja e KQZ e cila më tha se nëse nuk vendos maskën sdo të votosh. Foton me maskë ma ka dërguar ai i pari përpara se të ma dërgonte klajdi. Është debat interesant në vazhdim  e sipër", tha ajo.

Ora 10:15
E vetme në garën për kreun e LSI/ Kryemadhi liston arsyet: Ku qëndron ndryshimi mes zgjedhjeve moniste të 30 qershorit! Pas 25 prillit sërish zgjedhje në parti

Zgjedhjet e 30 qershorit, opozita nuk i njohi sepse ishin vetëm me një kandidat. E njëjta gjë ndodhi edhe për kreun e LSI-së, por për Monika Kryemadhin ka një ndryshim shumë të madh, ku listoi arsyet.

"Ka një ndryshim shumë të madh, ndryshimi është që zgjedhjet e LSI u shpallën 4 muaj para që në gusht, e dyta komisionerët nuk i ndërtoi Monika Kryemadhi por nga struktura e partisë, në zgjedhjet e 30 qershorit komisionerët e LSI e PD nuk i pranoi Rama, të jesh kryetare e LSI do të thotë të jesh gjithmonë e vëmendshme, se energjia e të rinjve nuk të lë të vegjetosh dhe në zgjedhjet e 21 nëntorit patëm pjesëmarrje 80 e ca % ndërsa në 30 qershori pati një pjesëmarrje as 10% dhe pas një muaji pasi mbushën kutitë nuk e kalkulonin dot matematikisht.  E rëndësishme që 28 mijë anëtarë të LSI janë jo luftëtarë demokracie, por njerëz që nuk i ndalon dot askush që në 25 prill të jenë 2.8 mln, shto dhe votimin online shkojnë 3 milionë shqiptarë. Do kisha dëshirë që të kisha një kandidat, por jo të ishte një kukull që të bënte sikur po kandidonte, se do sillte hipokrizi dhe kjo hipokrizi do kalonte dhe në qeverisjen e radhës. Pas 25 prillit do të bëjmë sërish zgjedhje, se duke qenë LSI në pushtet mund t'ju lind dëshira dikujt nga këtu që të kandidonte", tha Kryemadhi.

Ora 10:13
Kryemadhi për koalicionet: Fronti opozitar është i bashkuar në qëndrime politike! Taktitat e rilindjes s'kanë çedim në qëndrimin tonë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një takim me gazetarët ka deklaruar se Koventa e LSI që do të mbahet më 5 dhjetor do të zgjedhë drejtuesit e partisë.

Duke mos dhënë një përgjigje të prerë për koalicionet në zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi tha se e rëndësishme që opozita e bashkuar është bashkë me qëndrimet politike.

"Konveta e 5 dhjetorit do të jetë konventa që zgjedh kryesinë... dhe do të jetë shumë e qartë sa i përket jo vetëm anës programore dhe vizionit të LSI për zgjedhjet por dhe cili do të jetë angazhimi i drejtpërdrejt i LSI. Pas konventës jam e bindur se me ndryshimet statutore, se sot pas mbledhjes me ju kemi mbledhje me grupin e punës. Prej pandemisë duhet të kalojmë në një proces tjetër.

Taktitat e rilindjes skanë çedim në qëndrimin tonë. E rëndësishme sot më shumë se kurrë e gjithë opozita e bashkuar është dhe do jetë pranë qytetarëve dhe mbështetësve të saj, jo vetëm të saj por dhe të qytetarëve që s'kanë votuar. Sa i përket pozicionimeve politike s'janë gjë tjetër veçse teknikalitete. Pozicioni i LSI në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm", tha ajo.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TA NGOP LALA: 24/11/2020 15:41

    BU*JA FSHATARE INJORANTE ORDINERE MONIKA EDEPSËZE KOK LOPA NUK KA AS 2800 SIMPATIZANT PO ME LLOGJIKËN E BUÇES TI DHJETFISHOSH SKA AS GJË TË KEQE. SE I SHOQI SAJ BUREC KUR VIDHTE 700.000 EURO THOSHTE ILIR MUT META E VËRTETA.

    Përgjigju
  • robi: 24/11/2020 14:42

    Eshte ne delir Nafija, ja kane digjitalizuar trurin mjeket qe i hoqen bajamet. Tani truri i saj punon 3 si makina kur nuk i punon nje piston. I ka ardhur fundi politik leshelise.

    Përgjigju
  • Komshiu LSI: 24/11/2020 10:44

    Eshte e vertete qe Mona ka 28 mije antare (?!) I kam numeruar nje nga nje,duke hyre ne takim tek Mona ?! Po i ben gati per "beteje",me komandant Burin (me nje r) dhe mund te kemi serisht,28 mije "deshmore", tamam si ne lufte .........Me pas te gjitheve nga nje dekorate,nga komandanti......... O pika qe s'ju bie ! Besojne rrenat e veta !!

    Përgjigju
    • tosi: 24/11/2020 16:00

      Jo Mona por Nafije dybeku, keshtu e njeh populli shqiptar gjerisisht kete sharebajgen me tru te digjitalizuar nga haremi i Jales.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?